Lajme

Avokati i njërës nga të akuzuarve për dhunë ndaj 3-vjeçarit: Po zmadhohet rasti – edukatorja s’është sjellë keq

Autori: Gazeta inFokus 13:42 | 19 September 2023

Avokati Bajram Zogiani, i njërës nga të akuzuarës, Naime Musës, në lidhje me rastin ku dyshohet se ndaj një 3-vjeçari në çerdhen “Gëzimi ynë” në Fushë Kosovë u ushtrua dhunë tha se kjo çështje po hiperbolizohet.

Zogiani tha çështja ndaj fëmijut 3-vjeç po zmadhohet për së tepërmi nga mediat, e veçanërisht nga prindërit.

“Akuzë nuk ka ende. Ajo po dyshohet se u sjellur në mënyrë jo të mirë ndaj fëmijës, gjë e cila nuk është e vërtetë, për të cilën nuk ka bazë. Është një punëtore me përvoje 23-vjeçare”.

-Advertisement-

“Asnjëherë më parë nuk ka qenë në ndonjë procedurë disiplinore. Unë i kam parë të gjitha pamjet. Aty është vetëm një ndalesë e cila i është bërë fëmijës në mënyrë që të mos dalë jashtë objektit, pasi që ai është në adaptim njëmujor dhe nuk është duke mundur ta përballojë vendosjen në çerdhe”, tha Zogiani.

Më tej, ai insistoi se në rastin e 3-vjeçarit nuk ka pasur tërheqje zvarrë nga ana e edukatoreve, por vetëm një ndalese ndaj fëmijut.

“Ende nuk dihet vendimi, pritet. Nuk janë në ndalim e as të arrestuara. Pritet përgjigja nga prokurori”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera