Avokati i Nagip Krasniqit e quan skandaloz vendimin për caktimin e masës së paraburgimit
Autori: Gazeta inFokus 19:00 | 20 April 2023
“Vendimi është skandaloz, në asnjë provë nuk është i mbështetur. Asnjë provë nuk e ka sjellë prokuroria për të dëshmuar caktimin e masës së paraburgimit”, deklaroi Ferizi.
Gjykata Themelore në Prishtinë sot ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqit.
Mirëpo avokati mbrojtës i tij, Taulant Ferizi, e ka cilësuar këtë vendim të shkallës së parë si skandaloz.
Në një prononcim për Klankosova.tv, ai ka thënë se prokuroria nuk ka sjellë asnjë provë për të dëshmuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj Krasniqit.
“Vendimi është skandaloz, në asnjë provë nuk është i mbështetur. Asnjë provë nuk e ka sjellë prokuroria për të dëshmuar caktimin e masës së paraburgimit”, deklaroi Ferizi.
Ai shtoi se mbrojtja do të paraqesë ankesë ndaj këtij vendimi.
“Brenda 48 orëve do ta apelojmë vendimin e për caktimin e masës së paraburgimit”, ka shtuar Ferizi.
Kujtojmë se të mërkurën është arrestuar kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi, si i dyshuar për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Ushtrimi i ndikimit” dhe “Konflikti i interesit”.
Të mërkurën, njësia e veçantë e hetimeve ka bastisur zyrën e Krasniqit në Prishtinë, dy banesa në lokacione të ndara në pronësi dhe të shfrytëzuara nga i njëjti, me qëllim që të gjejë dëshmi të cilat kanë të bëjnë me veprat penale të lartcekura.
“Gjatë bastisjes janë sekuestruar dokumente të ndryshme që ndërlidhen me rastin, pajisje elektronike si tre kompjuterë, një llap-top, një celular, një USB, në cilësi të provave materiale që do të shërbejnë për procedurën e mëtejme”, u bë e ditur në komunikatën e Prokurorisë Speciale.
Bastisjet, arrestimi dhe paraburgimi i tij, ka ngjallur reagime të shumta në vend, sidomos të politikanëve nga opozita të cilët po e akuzojnë Qeverinë Kurti për keqpërdorim të pushtetit.
E zyrtarë të pushtetit, duke kulmuar me kryeministrin Albin Kurti, kanë hedhur akuza ndaj kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, për arrestimin e Nagip Krasniqit.
Të tjera
-
Gjobitet KESCO, shkeli privatësinë e qytetarëve duke i shpërndarë faturat
Agjencia për Informim dhe Privatësi, ka shqiptuar gjobë ndaj kompanisë për Fu...
-
Dy të vdẹkur nga Covid-19, 10 të shtrirë, Vishaj: Situata nën kontroll
Dy pacientë kanë vdekur nga Covid – 19. Viktimat kanë qenë të shoqëruar edhe ...
-
Policia në Prishtinë brenda një jave realizon 136 urdhëresa të gjykatës
Nga zyrtarët policor të rajonit Prishtinës , gjatë javës së kaluar në lokacio...
-
Edhe një mbishkrim kundër shqiptarëve në shtëpinë e shëndetit në Bujanoc
Në njërën nga hyrjet e shtëpisë së shëndetit në Bujanoc, gjegjësisht tek disp...
-
Konfirmohet aktakuza ndaj ministres Gërvalla për mosdeklarim të pasurisë
Gjykata Themelore në Prishtinës ka konfirmuar aktakuzën për mosraportim të pa...
-
Sami Kurteshi thotë se Prokuroria Speciale e ka ftuar për ta “marrë në pyetje” rreth deklarimeve për rastin Dehari
Sami Kurteshi ka thënë se është ftuar nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të O...
-
Rriten kolonat në dalje të Kosovës, në Merdarë qytetarët po presin tri orë
Kolonat janë rritur në pikat kufitare në dalje të Kosovës. Ajo në Merdarë akt...
-
Peci takon homologen estoneze, diskutojnë për bashkëpunim në bujqësi
Edhe këtë vit, Republika e Kosovës mori pjesë në Kampionatin Botëror të Lëvri...
-
Nis dëshminë ushtaraku amerikan Steven Russell, të pranishëm edhe tre përfaqësues të DASH-it
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës, (DhSK) në Hagë ka filluar dëshminë dësh...
-
Ankohen qytetarët, KESCO-s merr gjobë për shkelje të privatësisë së konsumatorëve
Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) ka shqiptuar gjobë ndaj Kompanisë ...
-
Fushata në SHBA, më e shtrenjta në botë! Paratë vijnë nga donatorë dhe miliarderë, por sa ndikim kanë në zgjedhje?
Fushata zgjedhore në SHBA, është më e shtrenjta në botë: Sipas mediave në Gje...
-
Aksident i rëndë në Korfuz, shqiptarja vdẹs pas përplasjes me shtyllën
Një 39-vjeçare shqiptare ka gjetur vdekjen në Korfuz pas një aksidenti rrugor...