Avokati i Haxhiut ia huq sërish, Prokuroria hedh poshtë kallëzimin e tij penal ndaj zyrtarëve të OAK-së
Autori: Gazeta inFokus 16:39 | 17 August 2023
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka hedhur poshtë kallëzimin penal të parashtruar nga Nasuf Hasani [avokati i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kundër prokurorit disiplinor, Rexhep Veseli dhe avokatëve Bajram Lajqi, Besiana Syla dhe Sarandë Beqiri.
Sipas aktvendimit të Prokurorisë, rezulton se nuk ka prova të besueshme të cilat përbëjnë dyshim të arsyeshëm se zyrtarët e Odës së Avokatëve të Kosovës kanë kryer vepër penale.
Në arsyetimin e saj, Prokuroria thotë se pas dërgimit të lëndës në kompetencë të Departamentit të Përgjithshëm dhe shqyrtimit të përmbajtjes së kallëzimit penal të parashtruar nga Hasani, Prokurori i Shtetit nuk ka gjetur dyshim të arsyeshëm se mund të jetë kryer ndonjë vepër penale.
“Parashtruesi i kallëzimit penal pretendon se: i dyshuari, Rexhep Veseli, më datë 4 gusht 2022, në cilësinë e Prokurorit Disiplinor ka ngritur propozimin kundër të dëmtuarit Nasuf Hasani, për shkak të shkeljeve disiplinore të avokatit Nasuf Hasani, i cili më 13 mars 2021 në email-in drejtuar 472 adresave elektronike, ka përdorur shprehje joadekuate “Po rren Behar Ejupi… është rrenc dhe i pa besë” dhe sipas parashtruesit të kallëzimit penal, propozimi për fillimin e procedurës disiplinore nuk i përmban kushtet e parapara me Rregulloren për Procedurën Disiplinore për Avokatë dhe Praktikantë neni 13”, thuhet në arsyetimin e Prokurorisë.
Ndërsa për avokatët, Bajram Lajqi, Besiana Syla dhe Sarandë Beqiri, sipas Prokurorit të Shtetit në përmbajtjen e kallëzimit penal, Nasuf Hasani nuk ka cekur asnjë veprim konkret të tyre.
Në aktvendimin e siguruar nga Sinjali, thuhet se pretendimet e paraqitura nga avokati Hasani, janë të natyrës administrative dhe nuk ofrojnë asnjë provë të besueshme nga e cila formohet dyshimi i arsyeshëm se është kryer vepër penale.
“Për më tepër, i dëmtuari nuk e mohon faktin se ka publikuar një e-mail me përmbajtje “Po rren Behar Ejupi… është rrenc dhe i pa besë”. Në këtë drejtim, çështja se ndaj të dëmtuarit i cili është avokat, ka filluar procedura disiplinore, nuk përbën element të veprës penale, sidomos kur ende nuk ka vendim të formës së prerë nga organet përkatëse të Odës së Avokatëve të Kosovës”, thuhet në gjetjet e Prokurorisë.
E ky nuk është rasti i parë që Nasuf Hasani ia huq keq. Ditë më parë Gjykata Themelore në Prishtinë e ka cilësuar si krejt të palejuar padinë e tij kundër OAK-së, të cilët e kishin gjobitur për shkelje të etikës.
Kujtojmë se, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, pati autorizuar për avokat Hasanin, që të ngrejë padi ndaj avokatit Besnik Berisha, pasi e quajti prokurorin e rastit “Brezovica”, Rasim Malokun “këlysh të pushtetit” dhe tha se u arrestua me urdhër të ministres Haxhiu.
Avokati Hasani, i cili është edhe kryetar i OAK-së në degën e Prishtinës, përpara disa javësh u gjobit për shkelje të etikës nga ky institucion.
Të tjera
-
Në Hagë vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sipas kalendarit sot do të vazhd...
-
Parashikimi i motit për të mërkurën
Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët në orët e mëngje...
-
“Faleminderit”, Krasniqi mirënjohëse për mbështetjen e qytetarëve të Vushtrisë
Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta...
-
Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Prishtina të martën është renditur ndër 15 qytetet me ajrin më të ndotur në b...
-
Hamza uron Trumpin pas inaugurimit: Mezi pres të punoj me administratën tuaj për një Kosovë më të mirë
Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka u...
-
Lushtaku në takim me banorët e tre fshatrave të Skenderajt: Besimi juaj është shpresa për të ardhme të sigurt
Mergim Lushtaku, kandidati me numër 100 nga radhët e Partisë Demokratike të K...
-
Konfiskohen rreth 25 kg lëndë nạrkọtike dhe arrestohen katër të dyshuar
Operacioni policor i koduar ‘Starti’ kanë goditur një grup kriminal trafikant...
-
Haradinaj takon kongresmenin Keith Self: Të rikthejmë marrëdhëniet strategjike me Amerikën
Kryetari i AAK-së z. Ramush Haradinaj sot ka takuar Kongresmenin Republikan, ...
-
Memli Krasniqi nga Vitia: Të gjitha shtabet zgjedhore të PDK-së janë të mobilizuara për fitoren e Bedri Hamzës më 9 shkurt
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në vazhdën e vizit...
-
Bedri Hamza nga Krusha: Jeta e qytetarëve ka mundur të jetë më e mirë në katër vjetët e fundit
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim edhe m...
-
Daut Haradinaj: Mbështetja masive për Kosovën Fituese, shpresë për rikthimin e dinjitetit për qytetarët
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Deklarata e Trump për gjinitë, Lushtaku: Kjo deklaratë ngjallë shpresa në dështimin e politikave të shkatërrimit të familjes tradicionale
Mergim Lushtaku, kandidati me numër 100 nga radhët e Partisë Demokratike të K...