Lajme

Avokati i Behramajt: Bëhet fjalë për një vepër penale, është herët të themi se ka të bëjë me gjykimin e Thaçit

Autori: Gazeta inFokus 18:56 | 22 February 2023

Me urdhër të prokurorit të Dhomave të Specializuara, sot është bastisur banesa e Adil Behramajt, ish-këshilltarit të ish-presidentit Hashim Thaçi.

Gazetarja e T7, e cila po qëndron në vendin e ngjarjes, tha se avokati i Behramajt, Artan Çerkini është deklaruar për media.

Ai tha se bëhet fjalë për një vepër penale e cila është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

-Advertisement-

Por tha se është shumë herët të thuhet se kjo ka të bëjë me gjykimin e ish-presidentit Hashim Thaçi.

„Bëhet fjalë për një vepër penale e cila është në kundërshtim me Kushtetutën. Është shumë herët të themi se ka të bëjë me gjykimin e Thaçit”, tha Çerkini.

Tutje, gazetarja tha se veturat e EULEX’it kanë qëndruar për pak kohë në parkingun e banesës së Adil Behramajt.

Aktualisht thotë se veturat e EULEX‘it janë larguar dhe para banesës së tij nuk është duke qëndruar askush.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera