Lajme

Avokati Arianit Koci tregon se sa mund të dënohen 5 të dyshuarit që dhunuan të miturën në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 19:24 | 29 August 2022

Avokati, Arianit Koci, ka thënë se dënimi minimal për të dyshuarit që dhunuan vajzën 11 vjeçare mund të jetë 15 vite burg dhe ai maksimal burg i përjetshëm, shkruan Gazeta inFokus.

Koci përmes faqes së tij në facebook, ka shkruar se  burgimi i përjashtëm do ishte i duhuri për të ndaluar këtë fenomen negativ në Kosovë.

“Monstrumëve në trajtë njerëzore iu del hakësh Kodi Penal i Kosovës. Pa e paragjykuar fajësinë, po ju tregoj që për personat mbi moshën 18 vjeçare, me rrethanat që po paraqiten në media se si është kryer vepra penale e dhunimit ndaj vajzës 11 vjeçare – dënimi minimal është 15 vjet. Dënimi maksimal është burgimi i përjetshëm.

-Advertisement-

Thellë besoj që burgimi i përjetshëm do t’i parandalojë personat e tjerë nga kryerja e veprave të tilla penale dhe do të shprehet fuqishëm gjykimi shoqëror për vepra të tilla penale. Këto edhe janë dy prej katër qëllimeve të dënimit. E sa për rehabilitimin e kryerësve – poashtu njëri prej qëllimeve të dënimit, të njëjtët le të rehabilitohen në burg”, ka shkruar Koci./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera