Lajme

Avdullah Hoti tregon për arsyet e shkarkimit të Rashit Qalajt

Autori: Gazeta inFokus 09:56 | 21 October 2020

Të premten e kaluar, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka shkarkuar drejtorin e Policisë së Kosovës, Rashit Qalajn.

Në një konferencë për medie, Hoti ka treguar edhe arsyet e shkarkimi të Qalajt, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas kryeministrit të Kosovës, Qalaj ka bërë disa shkelje të cilat kanë qenë në kundërshtim me ligjet e Kosovës.

-Advertisement-

“Në bazë të raportit të dorëzuar e kam liruar nga detyra drejtorin e policisë, raporti i performancës së Ministrit thotë se Qalaj ka treguar performancë jo të kënaqshme në udhëheqjen në kontroll dhe mbikëqyrje të policisë, duke dështuar në përmbushje të detyrave, më tutje në raport theksohet se në planin zhvillimor 2016-2020 janë përcaktuar katër objektivave për të cilat ministri vlerëson se krimet e rënda nuk janë përmbushur. Është vënë re menaxhim jo i mirë i aksionit në Karaçevë, pavarësisht se janë shkaktuar bizneset ilegale”, ka thënë ai.

Kujtojmë që javën e kaluar, Hoti ka shkarkuar edhe Drejtorin e ATK-së, si dhe Ushtruesin e detyrës së Doganës së Kosovës./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera