Lajme

Avdullah Hoti paralajmëron “kontroll” të telefonave të qytetarëve

Autori: Gazeta inFokus 11:50 | 03 June 2020

Avdullah Hoti, në Kuvendin e Kosovës, ku po pritet edhe votimi i Qeverisë Hoti, doli të flas për qeverisjen e tij.

E prioritet kryesor, Hoti, tha që do të jetë lufta e pandemisë së koronavirusit, shkruan gazeta inFokus.

Ndërsa, këtu tha që nuk duhet që të qëndrojnë vetëm në masat për kufizim të lëvizjes.

-Advertisement-

Hoti, paralajmëroj edhe një masë, që së pari e kishte marrë shteti rus.

Ajo është kontrolli i telefonëve smart, shkruan gazeta inFokus.

Përmes kësaj, kontrollit të telefonëve, qytetarët do të paralajmërohen në rast se kanë kontakt me të infektuarit.

Shteti rus këtë e ka bërë duke kontrolluar lokacionet e telefonave të qytetarëve.

Hoti, tha që kjo është këshillë e vendeve evropiane./Gazeta inFokus/

🛑LIVE – Fillon seanca për votimin e Qeverisë HOTI

Posted by Infokus on Wednesday, 3 June 2020

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera