Lajme

Avdullah Hoti merr guximin të shkoj në Ukrainë, kjo është arsyeja

Autori: Gazeta inFokus 10:44 | 27 January 2022

Ish-kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka qëndruar për dy ditë në Ukrainë, vend ky që po kërcënohet vazhdimisht me luftë nga Rusia, shkruan Gazeta inFokus.

Hoti ka qenë i ftuar nderi i “European Jewish Association” në ngjarjen në Kiev të Ukrainës, në përkujtim të masakrës së 33,771 hebrenjve, të ndodhur në vitin 1941.

Këtë e ka bërë të ditur vet ai përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në facebook, ku ka treguar se së bashku me rreth 120 parlamentarë nga vendet e Bashkimit Evropian dhe disa vendeve të Ballkanit kanë diskutuar për ndërtimin e shoqërive demokratike, ku respektohet secili pavarësisht dallimeve.

-Advertisement-

Më poshtë gjeni postimin e plotë të deputetit nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK)./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera