Lajme

Avdullah Hoti i premton Balajt zhbllokimin e xhirollogarive të Telekomit

Autori: Gazeta inFokus 16:41 | 28 October 2020

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të PTK-së, Lamih Balaj ka zhvilluar një takim kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hotin për gjendjen e rëndë në Telekomin e Kosovës.

Hoti i ka premtuar Balajt një zgjidhje të shpejtë për Telekomin dhe zhbllogimin e llogarive të kësaj të fundit nga e cila po rrezikohet të mbesin pa paga 2 mijë e 300 punëtorë.

“Sapo përfundoi takimi online i zhvilluar në mes Kryetarit të FSP-PTK z. Lamih Balaj, Kryeministrit të Republikës së Kosovës z. Avdullah Hoti dhe Ministrit të Ekonomisë dhe Zhvillimit Ekonomik z. Blerim Kuçi. z. Balaj, ju paraqiti gjendjen alarmante që është krijuar pas bllokimit të llogarive bankare dhe rrezikun e operimeve ditore. Gjithashtu, kërkoi me urgjencë zhbllokimin e llogarive bankare dhe marrjen përsipër të përgjegjësive si Qeveri në gjetjen e një zgjidhje afatgjatë të këtij kontesti si dhe hapjen e rrugës së zhvillimit të përgjithshëm të Telekomit”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

LEXO EDHE: Alarmante: Telekomi në gjendje të rëndë, 2 mijë e 300 punëtorë rrezikojnë të mbesin pa paga

Po ashtu në njoftim thuhet se Hoti premtoi po ashtu edhe një zgjdhje afatgjatë për zhvillimin e Telekomit, shkruan Gazeta inFokus.

“Kryeministëri z.Hoti dhe Ministër z. Kuçi, u zotuan për një zgjidhje të shpejtë të këtij kontesti, me hapa të qëndrueshëm që ky fenomen të mos përsëritet prap. Njëkohësisht premtuan edhe një strategji të qëndrueshme afatgjatë për zhvillimin e Telekomit të Kosovës Sh.A. FSP-PTK kërkon nga zhvatësi 10 vjeqar, pronarit të ish-Zmobile dhe përmbaruesit Mulhaxha që sa më parë t’ja kthejë llogaritë dhe mjetet e bllokuara Telekomit, në të kundërtën do të ballafaqoheni me 2300 punëtorë, të cilëve për çdo ditë me veprimet e juaja po i rrezikoni gjendjen ekonomike të tyre dhe operimin e kompanis. FSP-PTK kërkon nga anëtaret dhe punëtoret e Telekomit të Kosovës, të mos ndikoheni nga individëve brenda Telekomit të cilët thirren në emër të punëtoreve për interesat e veta personale. FSP-PTK në vazhdimësi do t’ju mbajë të informuar dhe nuk lejon në asnjë momente të rrezikohen mirëqenia e punëtoreve dhe kompanisë”, thuhet në njoftim./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera