Lajme

“Avancimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë V. në BE, çelësi i qëndrueshmërisë në Evropë”

Autori: Gazeta inFokus 14:59 | 09 July 2022

Avancimi i rrugës së Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE është çelësi për forcimin e kohezionit dhe qëndrueshmërisë së të gjithë kontinentit evropian, thuhet në deklaratën e përbashkët të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell dhe Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken.

“Në këtë moment kritik të historisë evropiane, i shënuar nga agresioni i pajustifikueshëm i kryer nga Rusia kundër Ukrainës, avancimi i rrugës së Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE është çelësi për forcimin e kohezionit dhe qëndrueshmërisë së të gjithë kontinentit evropian”, thuhet në deklaratën e 9 korrikut.

Sipas deklaratës, të dyja vendet janë gati të ndërmarrin hapin tjetër drejt anëtarësimit në BE.

-Advertisement-

Në deklaratë thuhet se BE dhe SHBA mirëpresin një propozim kompromisi që merr parasysh interesat dhe shqetësimet e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë “bazuar në respektin, besimin dhe mirëkuptimin reciprok”.

“Vendimi sovran i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut do të jetë i rëndësishëm për të ecur përpara. Kjo frymë e kompromisit konstruktiv mbi të cilin është ndërtuar integrimi evropian duhet të vazhdojë të frymëzojë të gjithë ata që janë përfshirë në këtë proces historic”, thuhet në deklaratën e përbashkët.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara thonë janë të përkushtuara për bashkëpunim më të ngushtë në Ballkanin Perëndimor.

“Sigurimi i stabilitetit dhe prosperitetit dhe realizimi i së ardhmes së tyre evropiane dhe euroatlantike mbetet qëllimi ynë i përbashkët”./REL

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera