AUV pagoi dyfish disa fermerë për lopët e ngordhura
Autori: Gazeta inFokus 13:41 | 02 June 2018
Patën fatin të kompensohen.
Madje disa nga fermerët kosovarë morën dyfishin e shumës që parashihet në rast të ngordhjes së gjedheve nga sëmundja gungore e lëkurës
Sipas të gjeturave të Auditorit thuhet se në raportin e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë janë hasur parregullsi ku ishin dyfishuar pagesat ndaj fermerëve. Në mesin e 46 raste të audituara, tri fermerë kanë marrë 2,400€ për gjedh, përderisa vlera e duhur për kompensim ishte 1,200€ për gjedh.
“AUV ka bërë zbatimin e këtij vendimi duke paguar fermerët në bazë të tri listave të aprovuara nga Komisioni për vlerësimin e dëmit të fermerëve. Nga 46 raste të audituara në vlerë prej 60,200€, në tri raste me vlerë prej 7,200€ kemi hasur në parregullsi ku ishin dyfishuar pagesat ndaj fermerëve. Fermerët janë kompensuar/paguar nga 2,400€ për gjedh, përderisa vlera e duhur për kompensim/pagesë ishte 1,200€ për gjedh”, thuhet në raportin e Auditorit, shkruan Gazeta Fokus.
Më tej në të gjeturat e Auditorit thuhet se kjo është pasojë e një gabimi e fermerëve u është kërkuar që ti kthejnë paratë brenda 30 ditëve
“Zyrtarët përgjegjës për këtë çështje, janë deklaruar se kjo ka ardhur si rezultat i gabimit nga ana e Komisionit të vlerësimit. Gjithashtu, pas pranimit të draftit, sipas zyrtarëve përgjegjës të AUV-it, kryeshefi i Agjencionit ka ndërmarrë masat përkatëse lidhur me këto raste duke nxjerrë disa vendime me të cilat obligon fermerët që në afat prej 30 ditësh t’i kthejnë mjetet e pranuara në buxhetin e AUV-it.”, thuhet në raportin e Auditorit.
Ky “gabim” sipas raportit të Auditorit rrit rrezikun për humbje të buxhetit.
“Realizimi i pagesave të tilla, përveç se është në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, njëkohësisht e rrit rrezikun e humbjeve të buxhetit dhe mosrealizimit të objektivave të organizatës në përgjithësi. Gjithashtu kjo çështje mund të ndikoj në dëmtimin e reputacionit të Agjencionit të Veterinarisë dhe Ushqimit të Kosovës.”, thuhet në raport.
Me vendimin e Qeverisë së Kosovës të miratuar në nëntor të 2017-ës parashikohet kompensimi i fermerëve vendor për dëmin e pësuar me rastin e ngordhjes së kafshëve/gjedheve nga sëmundja gungore e lëkurës (LSD) gjatë vitit 2016, shkruan GazetaFokus.
E sipas këtij vendimi kompenizmi i fermerëve për krerë gjedhe/kafshë të ngordhura bëhet në bazë të vlerësimit të përcaktuar nga Komisioni i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë të ndara sipas kategorive: lopët – 1,200€ për krerë, viçat – 500€ për krerë, dhe demat/mështjerrat – 800€ për krerë. /GazetaFokus.
Të tjera
-
Biden ua fal dënimin me vdẹkje 37 të burgosurve
Presidenti i ShBA-së, Joe Biden të hënën ua zbuti dënimet 37 nga 40 të burgos...
-
Reshjet e dendura të borës, Ministria e Infrastrukturës: Të gjitha rrugët janë të kalueshme
Që në orët e para të mëngjesit gati të gjitha komunat e Kosovës janë mbuluar ...
-
Haxhiu: Deri tash janë ngritur 67 aktakuza për krime lufte ndaj 174 personave
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka treguar se aktualisht në bazë të ...
-
Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medaljen për shërbim të shquar
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin...
-
Pushteti kërkon që intervistimi i Kurtit nga Specialja të bëhet sipas propozimeve të tyre, Haxhiu: Nuk ka asnjë arsye që prokurorët të refuzojnë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar të hënën se nëse Prokur...
-
KQZ merr vendim: Nuk certifikohet Lista Serbe
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk e ka certifikuar Listën Serbe. Sh...
-
Alban Rraci mbledh mbështetësit e LDK-së në Klinë: Bashkë për ndryshim dhe fitore me 9 shkurt
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Klinë, Alban Rraci dhe ...
-
Lajçak e bën bilancin: Kam shpresuar për më shumë progres në dialog, por mesazhi për Kosovën e Serbinë është i qartë
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak k...
-
Vuçiq për protestën masive kundër tij: U mbajt një tubim jashtëzakonisht i madh në Beograd
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, këtë herë ka pranuar se në Beograd është m...
-
Pritjet për të hyrë në Kosovë deri në 40 minuta
Pritjet për të hyrë në Kosova nga pika kufitare e Muçibabës po vijojnë deri n...
-
Deklarohen të pafajshëm 22 të akuzuarit për mashtrim me “Call Center”
Në seancën fillestare të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë deklar...
-
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Pogradec
Një person i moshës 61-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, ...