Lajme

AUV në aksion: Ndalon mbi 1 mijë kg mish në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 14:46 | 01 April 2021

Mbi 1 mijë kg mish dhe nënprodukte të mishit janë ndaluar nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në Komunën e Prishtinës.

Kështu bëhet e ditur në komunikatën e AUV-it, shkruan Gazeta Infokus.

“Në secilin rast kur inspektorët kanë hasur mish ose nënprodukte mishi të cilat nuk i kanë plotësuar kriteret ligjore për tregtim, ato menjëherë janë larguar nga shitja dhe janë bllokuar me proces deri ne asgjësim. Sasia totale e produkte të ndaluara është 1100 kg mish dhe nënprodukte mishi ( mish i freskët, mish ne faza të përpunimit, mish i bluar, suxhuk, qofte, etj). Aksioni u realizua përmes 4 grupeve inspektuese, ku ne secilin grup, pjesëmarrës ishte nga një inspektor i komunës se Prishtinës”, thuhet në komunikatë.

-Advertisement-

Këta mish nuk kishte dokumentacioni dhe nuk ishte të regjistruar.

“Problemet me të theksuara ishin mungesa e vendimeve për regjistrim ne AUV, mishi pa dokumentacion, dhe sasitë̈ tjera të nënprodukteve të mishit të ndaluara në mishtore, kryesisht ishte për mungesë të licencës për përpunim të produkteve të cilat trajtohen termikisht. . Kushtet teknike sanitare të mishtoreve në nivel të përgjithshme ishin të mira. Në disa raste janë̈ dhënë̈ vërejtje për përmirësim brenda afateve kohore. AUV në ditët në vazhdim do të bëj asgjësimin e gjithë̈ sasisë̈ se ndaluar”, bëhet e ditur mes tejrash në këtë komunikatë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera