Autostrada Prishtinë-Gjilan, Aliu: Premtimi i Kurtit ishte gabim, u vu në lajthitje nga raportimet e ministrisë
Autori: Gazeta inFokus 22:11 | 02 October 2024
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka pranuar se premtimi i kryeministrit Albin Kurti për përfundimin e autostradës Prishtinë – Gjilan brenda vitit 2023 ishte bërë bazuar në informacione të gabuara.
Për Debat Plus, Aliu ka sqaruar se vetë ministria kishte gabuar në raportimet e saj nga terreni.
Ai gjithashtu ka theksuar se viti 2022 kishte qenë jashtëzakonisht i vështirë për shkak të luftës në Ukrainë, e cila shkaktoi ndryshime të mëdha në çmime.
Po ashtu, projekti sipas tij, kishte hasur sfida edhe gjatë periudhës së pandemisë, që ndikuan në vonesat e punimeve.
“Tek zotimi i Kurtit se autostrada Prishtinë – Gjilan po bëhet dhe hapet këtë vit, ka qenë bile 28 nëntor, ka qenë një gabim, ka qenë gabim që është premtuar, sepse është vënë në lajthitje kryeministri nga vetë ne si ministri të themi për shkak se i është besuar situatës raportimit të përqindjes së fundit që janë. Viti 2022 ka qenë vit jashtëzakonisht i vështirë për shkak të luftës në Ukrainë dhe ndryshimit të madh të çmimeve.”, ka deklaruar ai.
Sipas Aliut, megjithë vështirësitë, zgjidhjet janë duke u gjetur dhe projekti po përparon.
Por, ai nuk dha ndonjë datë se kur pritet të përfundojë autostrada.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të enjten
Për të enjten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku kryesisht ...
-
Zogaj: LVV e PDK po bllokojnë Prishtinën, rrezikojmë t’i humbim rreth 9 milionë euro
Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj ka akuzuar Partinë Demokratike dhe Lëvi...
-
BE-ja në Kosovë zgjedh ‘Hyjneshën në Fron’ si suvenir dhuratë për mysafirët nga Evropa
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë njofton se ka përgatitur dhuratë të veçan...
-
Krasniqi: PDK-ja do ta ofrojë një alternativë të re për Asociacionin
Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka thënë se draft statuti aktual i Asociacio...
-
”Hartimi i listës së kandidatëve për deputet”, Krasniqi: Nuk do të futen kryetarët aktual të komunave
Lideri i PDK’së, Memli Krasniqi ka thënë se kryetarët aktual të komunave nuk ...
-
Mujka njofton një investim të madh të Ibërlepencit
Kryeshefi ekzekutiv Faruk Mujka ka njoftuar për investimet që janë duke u bër...
-
Krasniqi: Dy muaj propagandë, krejt vera Kurtit i ka shku tu thonë po e hapi urën s’pe hapi urën
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se gjatë dy muajve, Kryeminstri Al...
-
Dëshmitarja serbe tha se iu ndryshua dëshmia për UÇK-në, avokati kosovar: Është e papranueshme, është një dëshmi se ka fabrikim të procesit !
Stamena Jeliq ishte dëshmitarja e 94-të në rastin e krerëve të Ushtrisë Çliri...
-
SHQETËSUESE: Rritet numri i grave të prekura me kancer në gji, duhet ta dëgjoni patjetër këtë informacion nga Onkologia
Përhapja e kancerit të gjirit në Kosovë ndër vite është duke u rritur, e këtë...
-
Paralajmërimi i Beyerit: Kosova mund të mungojë në Berlin
Peter Beyer është një nga politikanët gjermanë që njeh Kosovën e rajonin, for...
-
Hamza qëndron në Prizren, Totaj: Prioritet ngritja e cilësisë së jetës së qytetarëve dhe zhvillimi social e ekonomik
Kandidati i PDK’së për kryeministër, Bedri Hamza ka vizituar sot qytetin e Pr...
-
BE-ja në Kosovë zgjedh ‘Hyjneshën në Fron’ si suvenir dhuratë për mysafirët nga Evropa
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë njofton se ka përgatitur dhuratë të veçan...