“Autonomi për serbët në veri”, artikulli i “Fox News” që nxiti reagime
Autori: Gazeta inFokus 07:50 | 06 November 2023
Një propozim i ri evropian për avancimin e zbatimit të Marrëveshjes për ‘Rrugën drejt Normalizimit’ tashmë është në tavolinën e Kosovës dhe Serbisë.
Ajo çka i është kërkuar Kosovës me urgjencë, ka qenë themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.Megjithatë, përmbajtja e cila u është dorëzuar palëve vazhdon të jetë sekret.
E lidhur me themelimin e këtij Asociacioni, gjatë ditës së djeshme (e diel), ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në një postim në Facebook, shpërndau artikullin e mediumit amerikan “Fox News”, ku thuhet se presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen gjatë vizitës së fundit në Kosovë dhe Serbi kërkoi njohjen ‘de facto’ dhe autonomi për serbët.
Referuar këtij artikulli, Hoti ka kërkuar nga presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti që të sqarojnë nëse kjo është e vërtetë apo jo.
“Ja për çfarë janë pajtuar Kurti-Osmani në fillim të këtij viti. Nëse nuk është e vërtetë kjo që ka thënë znj. Ursula von der Leyen, Kryeministri dhe Presidentja duhet ta demantojnë menjëherë”, shkroi Hoti.
Por një gjë të tillë e mohuan nga Qeveria e Kosovës. Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka thënë se Kosova nuk ka pranuar e as nuk është pajtuar për kurrfarë autonomie.
“Ne kemi treguar gatishmërinë tonë për respektim maksimal të të drejtave të çdo anëtari të komuniteteve, sipas standardeve të Këshillit të Evropës”, ka thënë Kryeziu në RTK.
Ai ka thënë se është e paqartë nëse lajmi në mediumin amerikan i referohet një citati të drejtpërdrejt të Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen apo është interpretim i vet mediumit mbi deklarata të presidentes Leyen.
“Ajo çka duam ne të theksojmë është se Kosova nuk ka pranuar e as nuk është pajtuar për kurrfarë autonomie. Ne kemi treguar gatishmërinë tonë për respektim maksimal të të drejtave të çdo anëtari të komuniteteve, sipas standardeve të Këshillit të Evropës, aty ku do të anëtarësohet Republika jonë; por asnjëherë autonomi, defunksionalizim, fragmentim, apo çkado tjetër që nuk e lejon Kushtetuta e Republikës?, ka thënë Kryeziu.
Por çfarë thotë artikulli i mediumit “Fox News”?
Ambiciet e Serbisë dhe Kosovës për t’iu bashkuar BE-së mund të jenë në rrezik serioz nëse dy rivalët historikë refuzojnë të normalizojnë marrëdhëniet.
Kështu nis artikulli i mediumit amerikan “Fox News”, i cili tutje vazhdon duke thënë se presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen tha se Serbia duhet ta njohë de facto Kosovën dhe Kosova duhet të lejojë autonomi për serbët etnikë në veri të Kosovës.
“Deklaratat e një përfaqësuesi kaq të lartë politik kanë peshë, megjithatë, ne duhet të shohim ende nëse ato do të bëjnë një ndryshim,”
Kështu deklaroi për Fox News, Digital Helena Ivanov, bashkëpunëtore në Shoqërinë Henry Jackson.
“Deri më tani, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka qenë shumë i qartë se Asociacioni i Komunave Serbe nuk është në të vërtetë në tryezë dhe Serbia e kishte të qartë se anëtarësimi në OKB për Kosovën është një vijë e kuqe. Si planifikon saktësisht BE-ja t’u bëjë presion të dyve mbetet e paqartë që palët të kalojnë linjat e tyre përkatëse”, shtoi Ivanov. /Telegrafi
Të tjera
-
Konfiskohen rreth 25 kg lëndë nạrkọtike dhe arrestohen katër të dyshuar
Operacioni policor i koduar ‘Starti’ kanë goditur një grup kriminal trafikant...
-
Haradinaj takon kongresmenin Keith Self: Të rikthejmë marrëdhëniet strategjike me Amerikën
Kryetari i AAK-së z. Ramush Haradinaj sot ka takuar Kongresmenin Republikan, ...
-
Memli Krasniqi nga Vitia: Të gjitha shtabet zgjedhore të PDK-së janë të mobilizuara për fitoren e Bedri Hamzës më 9 shkurt
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në vazhdën e vizit...
-
Bedri Hamza nga Krusha: Jeta e qytetarëve ka mundur të jetë më e mirë në katër vjetët e fundit
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim edhe m...
-
Daut Haradinaj: Mbështetja masive për Kosovën Fituese, shpresë për rikthimin e dinjitetit për qytetarët
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Deklarata e Trump për gjinitë, Lushtaku: Kjo deklaratë ngjallë shpresa në dështimin e politikave të shkatërrimit të familjes tradicionale
Mergim Lushtaku, kandidati me numër 100 nga radhët e Partisë Demokratike të K...
-
Jeta Rafuna: Vushtria mikpritëse si gjithmonë
Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës me numër 45 Jeta Raf...
-
Ferat Shala ndan fotografinë e paharrueshme të ushtarit të UÇK-së me lot në sy: Sot Xhafer Kadiri një fermer i suksesshëm
Kandidati për deputet me numër 16 nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës...
-
Bedri Hamza: Plot entuziazëm në Suharekë, ne ofrojmë zgjidhje dhe jo arsyetime
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim me qyt...
-
“Nën patronatin e Donika Gërvalles”, dështon organizimi i akademisë përkujtimore për Ibrahim Rugovën në Gjilan
Akademia përkujtimore për presidentin historik Ibrahim Rugova, dështoi të mba...
-
Strohmeyer: UÇK-ja ishte udhëheqja që ne i drejtoheshim, sipas përshtypjes tonë kreu i saj ishte Thaçi
Dëshmitari Hansjeorg Strohmeyer deklaroi se kreu i Ushtrisë Çlirimtare të Kos...
-
Zjạrr në një shtyllë elektrike në Emshir, detaje nga zjạrrfikësit
Një zjarr ka shpërthyer sot në një shtyllë elektrike në lagjen Emshir në Pris...