Autobusët tjerë vijnë pak para zgjedhjeve!
Autori: Gazeta inFokus 14:12 | 04 July 2017
Ardhja e autobusëve të rinj për Ndërmarrjen e Komunës së Prishtinës “Trafiku Urban” ka filluar të stërgjatët. Që disa herë autoritet komunale dhe të Ndërmarrjes përmendin data për arritjen flotës së fundit prej 21 autobusëve nga kompania çeke “Iveco”. Tash, thonë që ata do të vijnë pas mesit të muajit gusht.
Data e fundit për ardhjen e autobusëve ishte përmendur fundi i muajit qershor.
Por, Halil Mustafa, kryeshef Ekzekutiv i Ndërmarrjes “Trafiku Urban” ka thënë për lajmi.net se kanë pasur vështirësi të natyrave të ndryshme për sjelljen e autobusëve në Prishtinë. Ai ka thënë se planifikimet janë se pas gjysmës së muajit gushtë, ata të vinë në Prishtinë.
Flota prej 51 autobusëve te rinj për NP “Trafiku Urban” do të finalizohet gjatë muajit prill ose maj. Kështu kishte thënë kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti në deklarimin e fundit për autobusët. Pastaj, nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu, kishte thënë se do të vinë në fund të muajit qershor. Këtë datë e kishte përmendur për lajmi.net edhe sekretari i NP “Trafiku urban”, Hafir Hamiti.
“Meqë llogarit bankare janë zhbllokuar janë paguar diku rreth 4 milion euro për 21 autobusë të rinj. Pra, janë kryer pagesat për ta. Ata janë prodhuar dhe do të vinë në fund të muajit qershor. Kanë mbetur pa u kryer disa çështje administrative”, kishte thënë Hamiti me 6 qershor.
Autobusët e rinj që kanë ardhur të “Trafiku Urban” krejt dimrin qëndruan jashtë në borë. Garazhet ku ata pritët të futën kanë nisur të renovohen thellësisht para disa muajsh, por akoma nuk janë gati.
Kompania N.N “Prishtina” që po bënë renovimin e garazheve të Ndërmarrjes “Trafiku Urban” e ka shkelur kontratën e nënshkruar me Komunën. Përkundër kësaj, Komuna ia dha edhe një tender për disa punë, që siç thotë, dolën pa parashikuar.
Ndërmarrja “Trafiku Urban” ka marrë një kredi në vlerë prej 10 milion euro për blerjen e 51 autobusëve nga kompania çeke “Iveko”, por deri më tani i kanë arritur vetëm 30. Flota e e autobusëve kishte arritur në filli.
Marrëveshja me kompaninë “Iveco” është nënshkruar në shtator të vitit 2016 ndërmjet Shpend Ahmetit, kryetari i Prishtinës dhe përfaqësuesit të kompaninë “Iveco”. 51 autobusët e rinj do të përdoren për trafikun urban dhe janë të standardit Euro 6.
Sipas marrëveshjes, ishte thënë se kompania “Iveco” do të sjellë autobusët e parë në dy afate: 30 autobusët e parë do të arrijnë brenda 90 ditësh (në fund të dhjetorit) kurse 21 autobusët e tjerë brenda 120 ditësh (në fund të janarit).
Në vitin e kaluar Komuna e Prishtinës kishte hedhur një varg akuzash drejt Qeverisë së Kosovës nga ana e autoriteteve komunale, nën pretendimin se Qeveria e kishte bllokuar këtij projekti pasi që nevojitej nënshkrimi nga Ministria e Financave, për të dhënë garancionin e sovranitetit.
Të tjera
-
Publikohet lista e 16 subjekteve politike me 626 kandidatë për deputetë që i certifikoi KQZ-ja
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi edhe pjesën e dytë të subjeteve pol...
-
Ngritet aktakuzë ndaj të pandehurit për ngasje në gjendje të dehur
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë kundrejt të pandehurit Y....
-
Vuçiq: Kurti po përpiqet të eliminojë të vetmin kundërshtar politik në Kosovë, që është Lista Serbe
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se kryeministri i Kosovë...
-
Kjo është 19-vjeçarja që sulmoi policët brenda stacionit policor në Prishtinë
Një vajzë 19-vjeçare, dyshohet që nën ndikimin e alkoolit, ka sulmuar zyrtarë...
-
Biden ua fal dënimin me vdẹkje 37 të burgosurve
Presidenti i ShBA-së, Joe Biden të hënën ua zbuti dënimet 37 nga 40 të burgos...
-
Reshjet e dendura të borës, Ministria e Infrastrukturës: Të gjitha rrugët janë të kalueshme
Që në orët e para të mëngjesit gati të gjitha komunat e Kosovës janë mbuluar ...
-
Haxhiu: Deri tash janë ngritur 67 aktakuza për krime lufte ndaj 174 personave
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka treguar se aktualisht në bazë të ...
-
Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medaljen për shërbim të shquar
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin...
-
Pushteti kërkon që intervistimi i Kurtit nga Specialja të bëhet sipas propozimeve të tyre, Haxhiu: Nuk ka asnjë arsye që prokurorët të refuzojnë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar të hënën se nëse Prokur...
-
KQZ merr vendim: Nuk certifikohet Lista Serbe
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk e ka certifikuar Listën Serbe. Sh...
-
Alban Rraci mbledh mbështetësit e LDK-së në Klinë: Bashkë për ndryshim dhe fitore me 9 shkurt
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Klinë, Alban Rraci dhe ...
-
Lajçak e bën bilancin: Kam shpresuar për më shumë progres në dialog, por mesazhi për Kosovën e Serbinë është i qartë
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak k...