Lajme

Austri, orteku vret turistët/ 3 persona humbën jetën, 1 tjetër u plagos rëndë. Kreu i emergjencave: Rreziku në rritje

Autori: Gazeta inFokus 15:05 | 12 April 2024

Tre skiatorë nga Holanda kanë humbur jetën si pasojë e një orteku pranë vendpushimit austriak të skive Sölden.

Një tjetër person ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital në gjendje kritike për jetën.

Viktimat ishin pjesë e një grupi turneu skish prej 17 personash që ishte në ngjitje me katër udhërrëfyes austriakë.

-Advertisement-

Ata po shkonin drejt një strehe malore rreth 2,500 metra mbi nivelin e detit kur orteku, i cili ishte rreth 80 metra i gjerë, i goditi.

Ministria e Jashtme holandeze tha se ambasada e vendit në Vjenë po kryen hetime mbi ngjarjen e rëndë.

Ndërkohë kreu lokal i shërbimeve të urgjencës, Bernd Noggler paralajmëroi se rreziku i ortekëve të rinj është shumë i lartë.

Shkak janë ndryshimet klimaterike. Rritja e temperaturave ka rritur rrezikun e ortekëve në Tirol. Në Austri ky fenomen natyror është i zakonshëm, ku 20-25 persona humbasin jetën nga ortekët çdo vit. Shumica e tyre janë turistë të skive. Austria ka rreth 114 aksidente orteku në sezon .

Dimër më katastrofik është regjistruar në vitin 1954, kur 143 njerëz vdiqën për këtë shkak, shumica e tyre në Vorarlberg.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera