Sport

Australia tërhiqet nga gara, Arabia Saudite “siguron” organizimin e Kupës së Botës 2034

Autori: Gazeta inFokus 13:17 | 31 October 2023

Arabia Saudite është gati të presë Kupën e Botës 2034, pasi Australia njoftoi se është tërhequr nga gara për të pritur këtë turne.

Në fillim të këtij muaji, Australia i paraqiti FIFA-s një letër ku njoftoi tërheqjen, pasi organi drejtues i futbollit njoftoi se vetëm ofertat nga Azia dhe Oqeania do të konsideroheshin për të pritur Botërorin e vitit 2034.

Në një situatë të tillë, Arabia Saudite mbetet pa konkurrent në garën për të marrë këtë kompeticion, Australia njoftoi zyrtarisht të martën se kishte vendosur të tërhiqej.

-Advertisement-

“Ne kemi shqyrtuar mundësinë për të ofruar për të pritur Kupën e Botës, por duke marrë parasysh të gjithë faktorët kemi arritur në përfundimin që të mos e bëjmë këtë për kompeticionin e vitit 2034. Në vend të kësaj, ne besojmë se jemi në një pozita të mira për të pritur kompeticionin më të vjetër ndërkombëtar të femrave në botë, Kupën Aziatike të Femrave AFC 2026 dhe më pas mirëpresim skuadrat më të mëdha në futbollin botëror për Kupën e Botës FIFA 2029 për klube”-deklaroi “Football Australia”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera