Sport

Australia, skuadra e 31 e Botërorit, mundi Hondurasin

Autori: Gazeta inFokus 13:17 | 15 November 2017

Australia është skuadra e 31 që kualifikohet për në Botërorin e vitit të ardhshëm që do të luhet në Rusi.

Skuadra australiane fitoi ndeshjen e dytë të “play off”-it ndaj Hondurasit me rezultatin 3-1, ndërkohë që ndeshja e parë kishte përfunduar me barazimin 0-0.

Australia e zgjidhi çështjen e kualifikimit në 45 minutat e dyta të ndeshjes kur shënoi të tre golat. Heroi për australianët u bë pikërisht Jedinak, autori i këtyre golave për Australinë, 2 nga të cilat i shënoi me 11-metersh.

-Advertisement-

Për Hondurasin golin e vetëm të sfidës e shënoi Figueroa. Skuadra e fundit që kualifikohet në Botëror do të mësohet nga sfida mes Perusë dhe Zelandës së Re, që do të luhet duke u gdhirë e premtja, sipas orës në Shqipëri. Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave ka përfunduar 0-0.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera