Lajme

Australi, kërkohet heqja e sekretit të rrëfimit për rastet e abuzimeve me fëmijët

Autori: Gazeta inFokus 15:10 | 14 August 2017
Klerikët katolikë duhet të përballen me padi kriminale nëse nuk raportojnë abuzimet seksuale që i tregohen atyre gjatë rrëfimit.
Ky është rekomandimi i një paneli në Australi dhe përfshihet mes 85 propozimeve të reja pas një hetimi 4-vjeçar për abuzimin institucional në vend. Anëtarët e panelit thanë se gjatë punës së tyre dëgjuan histori të frikshme abuzimi që nuk iu raportuan kurrë autoriteteve përkatëse.

Komisioni Mbretëror për Reagimin Institucional ndaj Abuzimit Seksual të Fëmijëve e nisi punën e tij në vitin 2013 dhe dëgjoi dëshmitë e mijëra viktimave. Sipas komisionit, propozimet e tij do t’i kalojnë tashmë ligjvënësve. Anëtarët e komisionit thanë se në shumë raste, priftërinjtë pedofilë treguan gjatë rrëfimit se çfarë kishin bërë, duke e ditur se sekreti i tyre nuk do t’i shkonte policisë.

Gjatë hetimit, komisioni zbuloi se 7% e priftërinjve katolikë të Australisë abuzuan me mijëra fëmijë gjatë viteve 1950 deri në 2010. Propozime të tjera të komisionit përfshijnë ndryshimin e teknikave të policisë për marrjen në pyetje si dhe metoda për të pakësuar traumën e viktimave gjatë dhënies së dëshmive. /TopChannel/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera