Lajme

Australi, i nxehti thyen rekordet kombëtare: 35.9 gradë në mesnatë

Autori: Gazeta inFokus 15:25 | 18 January 2019

Australia po shkrihet nën temperatura përvëluese, e ka kaluar deri më tani të paktën 5 nga 10 ditët më të nxehta që janë regjistruar ndonjëherë.

Një valë ekstreme të nxehti ka prekur vendin që nga e shtuna e kaluar, duke shkaktuar zjarre, viktima dhe një rritje të numrit të personave që shtrohen në spitale.

Byroja australiane e Meteorologjisë tha se, të dhënat paraprake tregonin një temperaturë kombëtare maksimale prej 40 gradë Celsius.

-Advertisement-

Ndërkohë që qyteti Noona, në New South Wales ka regjistruar temperaturën 35.9 gradë Celsius gjatë natës. Kjo është temperatura minimale më e lartë e regjistruar ndonjëherë në Australi.

Temperaturat aktualisht janë mbi 42 gradë Celsius në shumë zona të vendit, me disa pjesë të Australisë perëndimore që do të regjistrojnë temperatura deri në 14 gradë më të larta sesa mesatarja.

Rekordet janë thyer në të paktën 10 zona të vendit. Në qytetin Tarcoola, në Australinë jugore, mërkuri arriti në 49 gradë Celsius të martën, ndërsa në Port Augusta u regjistrua temperatura 48.9 gradë Celsius.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera