Aurela Hoxha kapet ‘mat’ me të dashurin…por zhgënjen me linjat (Foto)
Autori: Gazeta inFokus 14:34 | 09 September 2017
Nëse duam të sjellim në mendje disa nga vajzat shqiptare të cilat janë pagëzuar si sekssimbole, pa dyshim që njëra prej tyre është Aurela Hoxha.
E nisi karrierën televizive pa shumë zhurmë dhe shumë vite më parë, kur ishte pjesë e programit “E diela shqiptare”, por nuk arriti të marrë famën që ëndërronte.
Ajo donte diçka që ta bënte shumë të njohur, diçka që kishte lidhje me të bukurën, me modën dhe me moderimin. Ia ka dalë të bëjë disa eksperienca të tilla televizive, si dhe të jetë pjesë e disa spektakleve me shumë audiencë, si ato të kërcimit.
Sot Aurela ka famën që dëshironte, vëmëndjen e madhe në rrjetet sociale dhe afeksionin e fansave. Ka arritur të përsosë pamjen e saj viti pas viti, ku nuk mungojnë edhe thashethemet mbi disa ndërhyrje estetike. Ndërkohë, përveç buzëve, Aurela mohon të ketë bërë ndonjë ndërhyrje tjetër. Një vajzë e qetë, me linja të bukura dhe me sjellje elegante, Aurela di gjithmonë se si të tërheqë vëmendjen dhe të të bëjë për vete. Dhe pas famës vjen kurioziteti. Kë ka të dashur Aurela? Vetë ajo nuk ka pasur ndonjë dëshirë të madhe që të ndajë me fansat detaje nga jeta e saj private, shkruan “Panorama”.
Vetem në një rast, disa vite më parë, rrëfeu që ishte e martuar. Me atë rast tregoi edhe disa foto ku ajo dhe ish-bashkëshorti i saj, kishin pozuar me rroba të bardha. Ndërkohë që martesa ishte pothuajse e pakonsumuar në detaje në sy të publikut, divorci nuk qe i tillë. Ish-bashkëshorti, edhe pse një person anonim, dëshiroi të tregojë në media se kishte qenë ai që kishte kërkuar divorcin, pasi ndihej i zhgënjyer nga lidhja e tyre 14-vjeçare, ndërkohë që nga viti 2005 ata ishin martuar zyrtarisht.
Aurela me qetësinë e saj, preferoi që ta kalojë në heshtje këtë fakt, duke mos zgjedhur rrugën e polemikave dhe debateve në publik dhe duke vijuar jetën e saj. Tashmë ajo është bërë akoma më hermetike për publikun kur bëhet fjalë për jetën private, por nuk e mohon që është e dashuruar. Në një intervistë të disa javëve më parë në “Thumb”, me Aulonën dhe Fatmën, ajo deklaroi se ka ndenjur gjatë pa të dashur dhe nuk e ka problem këtë fakt. “Unë mund të rri gjatë pa të dashur dhe pa seks, nuk e kam problem”, u pat shprehur ajo. Por nuk e mohoi që është në një lidhje. Pak ditë më parë, ajo u fotografua në Dhërmi, në shoqërinë e një djali shumë simpatik, por jo person publik. Edhe pse e kujdesshme në gjeste dhe më së shumti në shoqërinë edhe të të tjerëve, si fotografi Endrit Mërtiri dhe modelja Dorina Geçici, disa detaje gjithesi e dekonspironin.
Duket që Aurela mund të jetë në lidhje me djalin në foto, por vetëm ajo mund të na e pohojë këtë fakt me gojën e saj, si dhe të na tregojë ndonjë detaj më shumë.
Të tjera
-
Vranësira e reshje bore – Parashikimi i motit për fundjavë
Moti gjatë kësaj fundjave në Kosovë pritet të jetë i vranët e me reshje bore....
-
“Në rastin e Banjskës spitali i Mitrovicës s’kishte as penjë” – Deputetja Rrezarta Krasniqi me kritika të forta për gjendjen e shëndetësisë në Kosovë
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka kritikuar m...
-
Virusi i ri kinez mbërrin Shqipëri? – Mjekët thonë se ende nuk ka raste të konfirmuara
Virusi më i ri kinez, apo i njohur me emrin “Metapneumovirusi” mund të jetë d...
-
Kërkohet hetim ndërkombëtar për vrạsjet në qytetin e Cetinjes
Asambleja Komunale e Cetinës kërkoi të premten që personat përgjegjës për sig...
-
Hetimi për sụlmin në Ibër-Lepenc, Verma: FBI po punon me agresivitet për të gjetur sụlmuesit, që ata të japin llogari
Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard R. Verm...
-
Kosova, pjesëmarrëse në takimin e 15-të në selinë e NATO-s për mbrojtjen e Ukrainës
Në Selinë e NATO-s, nën drejtimin e ShBA-së, u mbajt takimi i 15-të i radhës/...
-
Java e ardhshme me temperatura tipike dimërore, IHMK: Kujdes në komunikacion
Gjatë fundjavës pritet të marrë mot i vranët dhe me reshje bore. Nga Insti...
-
Ferat Shala në Komoran: Ky vit është një vit i fitores të Partisë Demokratike
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shal...
-
Shpresojmë që normalizimi Kosovë-Serbi të çojë te njohja e ndërsjellë, thotë Richard Verma
Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard R. Verm...
-
Daut Haradinaj në Gjilan: Numri 137 është numri që e nisi dhe do ta përfundojë autostradën
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
27-vjeçi ra në lumë në fund të vitit të kaluar, FSK-ja s’e gjeti as sonte
Policia e Kosovës dhe ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë zhvilluar n...
-
Haradinaj për gratë kosovare: Bartëset e vërteta të ndryshimit dhe zhvillimit
Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj ka mbajtur takim me gra...