Rozë

Aulona Musta i kthehet keq ndjekësit që i tha se… (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 15:10 | 06 January 2020

Përveçse ndan me ndjekësit foto e video nga puna, palestra dhe jeta e saj private, Aulona Musta e shfrytëzon profilin e “Instagram”-it për reklamime të ndryshme.

Por disa ndjekës të moderatores së njohur, duket se nuk janë aspak të kënaqur me këtë gjë dhe do ju duket paksa e lodhshme. Madje këtë ia kanë thënë edhe nëpërmjet komenteve në postimet e saj.

“E ke kthyer Instagramin në biznes, profili yt është kthyer vetëm në faqe reklamash. Je bërë e lodhshme, kaq shumë reklama sa bën ti dukesh e dëshpëruar vërtet e për të fituar lekë”, i shkruan një ndjekës.

-Advertisement-

Moderatorja e njohur e ka lexuar këtë koment dhe ka vendosur që t’i përgjigjet dhe si gjithmonë nuk i lë asgjë mangut.

“Më fal që kam zgjedhur të jetoj me punë të ndershme… mbase shembujt që do ti të shohësh në Instagram janë ato të tipit: si të párazitojmë nga mëngjesi në darkë, ose si të hapemi b***** më lekët e pista të dashnorit/burrit. Epo, ndërro profil.

Përsa kohë reklama nuk është turp, përsa kohë reklama i vjen në ndihmë njerëzve, përsa kohë i paguhen lekë shtetit, të vetmit të dëshpëruar në këtë mes janë ata me mendime si të tuat. Ditë të mbarë!”, përgjigjet Aulona.

Etiketa:
Bletaria Haxhia – Tradita familjare dhe përkushtimi ndaj bletarisë sjellin mjaltë natyral e cilësor në tryezat tuaja
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy