Sport

Aubameyang zëvendëson Sanchezin në Arsenal

Autori: Gazeta inFokus 09:00 | 04 January 2018

Drejtuesit e Arsenalit tashmë e kanë gjetur zëvendësuesin e Alexis Sanchez, nëse ky i fundit largohet gjatë janarit

Alexisa Sanchez ka kontratë me Arsenalin deri në fund të këtij sezoni dhe e ka bërë të qartë se nuk do ta vazhdojë atë.

Pikëpyetje ka mbetur vetëm nëse ai do të largohet gjatë janarit apo verën e ardhshme.

Për lojtarin interesim të madh ka shprehur Manchester City, që e dëshiron gjatë këtij muaji dhe Arsenal tashmë ka gati zëvendësuesin e tij.

-Advertisement-

Sipas Gianluca di Marzio, skuadra londineze e dëshiron sulmuesin e Borussia Dortmund, Pierre-Emerick Aubameyang.

Edhe lojtari dëshiron të largohet nga Dortmund dhe Arsenal shihet si një mundësi tepër e mirë për të.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera