Sport

Aubameyang transferohet nga Chelsea te Marseille

Autori: Gazeta inFokus 21:05 | 21 July 2023

Pierre-Emerick Aubameyang është larguar nga Chelsea për t`u bashkuar me Olympique de Marseille.

Njoftimi ka ardhur të premtën nga klubi francez.

Ish-sulmuesi i Arsenalit në shtatorin e vitit të kaluar iu bashkua Chelseas nga Barcelona duke nënshkruar një kontratë dyvjeçare, por pas largimit të Thomas Tuchel nga roli i trajnerit dukej gjithnjë e më e qartë se qëndrimi i tij në “Stamford Bridge” nuk do të ishte i gjatë.

-Advertisement-

Ai në pesëmbëdhjetë paraqitje në Premier League për “Blutë” ia doli të shënojë vetëm një gol.

Aubameyang ka përvojë në Ligue 1 pasi më herët ka luajtur për St Etienne, Dijon, Lille dhe Monaco.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy