Sport

Aubameyang bëhet gati të lërë Gjermaninë

Autori: Gazeta inFokus 15:41 | 13 December 2017

Dëshira e Pierre-Emerick Aubameyang për t’u larguar nga Borussia Dortmund është shfaqur prej kohësh, por tani sulmuesi duket më i vendosur se kurrë. Madje ka filluar të bëjë gati valixhet.

Hapi i parë është që ka bërë sulmuesi i verdhezinjve është nxjerrja në shitje e Lamborghinit të tij.

Makina sportive e modelit Aventador është një nga pjesët e çmuara të konleskionit të Aubameyang. Lajmin për shitjen sulmuesi e ka postuar në faqet e kryesore online të shitjes së autoveturave, me një foto të tij mbi makinë dhe mediat vendase e kanë interpretuar si një indicie për largimin nga Bundesliga.

-Advertisement-

Ndërkohë lajme vijnë edhe nga Spanja, ku sipas El Mundo Deportivo, Real Madrid ka vënë në shenjestër sulmuesin e Dortmund. Presidenti Floretino Perez e shikon atë si alternativë për Icardin, që duket më pak i arritshëm në këtë pikë të sezonit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera