Uncategorized

ATK sekuestron dokumentacion dhe fakte për shmangie nga tatimi

Autori: Gazeta inFokus 13:19 | 18 November 2017

Departamenti i Hetimeve Tatimore dhe Inteligjencës, në bashkëpunim me Policinë e Krimeve Ekonomike, ka zhvilluar një bastisje te një Klinikë në Prishtinë, nën dyshimet për shmangie tatimore, deklarime të rrejshme.

Administrata Tatimore e Kosovës ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me prokurorin kujdestar dhe të gjitha veprimet ligjore janë ndërmarrë sipas udhëzimeve të prokurorit kujdestar.

Në vendngjarje gjatë kontrollimit të lokacionit janë gjetur para të gatshme, para të cilat nuk janë përputhur me deklarimet që janë bërë për ATK-në.

-Advertisement-

Nga hetuesit tatimorë janë sekuestruar, para të gatshme, dy laptopë, fletore personale me shënime të pagesave nga klientët, 6 telefona dhe një pasaportë, si dhe shumë dokumentacione të tjera që do të përdoren në procedura të mëtutjeshme.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar nga hetuesit tatimorë dhe policët e krimeve ekonomike, është hasur në barna pa prejardhje, ku pastaj është ftuar në asistencë edhe Inspektorati Farmaceutik i Ministrisë së Shëndetësisë, të cilët pas verifikimit të barnave kanë konstatuar se këto janë barna Hormane me origjinë të prejardhjes ose futjes në treg të panjohura.

Po ashtu ka pasur edhe produkte mjekësore me banderola të Kosovës, barna me afat së skaduara dhe pala e inspektuar nuk e ka dëshmuar origjinën e tyre.

Gjithashtu në tavolinën e punës Inspektorati Farmaceutik ka hasur në dokumentacionin shëndetësor ku është vërejtur se janë trajtuar pacient për IVF, si dhe është hasur në disa epruveta likide ngjyrë vjollce, ku këto janë sekuestruar si prova materiale dhe për analizë të mëtutjeshme.

Shuma e parave të sekuestrua dhe të gjitha dëshmitë tjera të sekuestruara do të mbahen deri me një vendim të Prokurorisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera