ATK prezanton të arriturat për periudhën Janar-Nëntor 2017
Autori: Gazeta inFokus 14:27 | 08 December 2017
Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore, Sakip Imeri ka mbajtur sot konferencë për media në të cilën ka prezantuar të arriturat që e kanë përcjell periudhën Janar-Nëntor 2017.
Temat kryesore të kësaj konference ishin vlerësimet e raporteve ndërkombëtare nga FMN,UNDP dhe Komisioni Evropian, të hyrat Janar – Nëntor 2017, shërbimet ndaj tatimpaguesve, parandalimi dhe luftimi i ekonomisë jo-formale, efektet e Ligjit për Faljen e Borxheve, monitorimi i Lojërave të Fatit, masat disiplinore ndaj stafit të ATK-së, fiskalizimi i bizneseve, marrëveshjet e bashkëpunimit, etj.
Drejtori Imeri, para mediave tha se trendi i të hyrave ka shënuar rritje për 22.7 milionë euro ose 6.3 % më shumë, nëse e krahasojmë me periudhën e njëjte me vitin e kaluar, ku deri më tani janë inkasuar të hyra në vlerë prej 381.9 milionë euro ose 91% e planit për këtë vit. Rritja e të hyrave është rezultat i ngritjes së nivelit të përmbushjes vullnetare të tatimpaguesve, punës së palodhshme të zyrtarëve të administratës tatimore, modernizimit të shërbimeve tatimore dhe rritjes së komunikimit me tatimpaguesit.
Ndër të tjera, gjatë kësaj konference u prezantuan edhe vlerësimet e raporteve ndërkombëtare, si ai i Fondit Monetar Ndërkombëtar, UNDP-së dhe Komisioni Evropian, të cilat kanë vlerësuar se ATK po shënon progres të vazhdueshëm në realizimin e objektivave strategjike dhe operative. Po ashtu, me theks të veçantë u fol për raportin e fundit të UNDP-së, rreth perceptimit të qytetareve për nivelin e korrupsionit në institucionet publike, në të cilin raport ATK nga 32.5% ka shënuar rënie të perceptimit të korrupsionit në 17.4%.
U prezantuan edhe rezultate nga parandalimi dhe luftimi i ekonomisë jo-formale, të cilat njëkohësisht janë vlerësuar edhe në raportin e publikuar nga Komisioni Evropian.
Mediat u njoftuan edhe me aktiviteteve e lojërave te fatit, ku për periudhën raportuese janë mbyllur 214 lokale të lojërave të fatit, dhe janë shqiptuar 1.3 milion euro, për të gjitha subjektet e lojërave të fatit, të cilat veprimtarin e tyre e kanë zhvilluar duke mos e respektuar ligjin përkatës.
Drejtori në përmbyllje të konferencës, tha se ATK çdo herë ka në plan të parë tatimpaguesit, ofrimin e shërbimeve në mënyrë që ata ta kenë më të lehët përmbushjen e obligimeve tatimore.
Njëkohësisht, i falënderoj të gjitha mediat, të cilat mundësojnë informim të shpejt për opinion publik rreth të gjitha zhvillimeve në administratën tatimore.
Të tjera
-
Mirëpritja e bashkëpunimit ushqimor
Tani ka përfunduar procesi i lejimit të hyrjes së produkteve të qumështit të ...
-
Kurti e Sveçla vizitojnë veriun, vendosin gurin themeltar të nënstacionit policor dy kilometra afër kufirit me Serbinë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministrin e Punëve të Brends...
-
Shala për “Superpunën”: Shembull flagrant i shkeljes ligjore dhe keqpërdorimit financiar
Deputeti i PDK-së, Ferat Shala ka thënë se projekti i Ministrisë së Financave...
-
Haxhiu: Sot në të gjitha shkollat në orën e parë të mësimit do të diskutohet për dhunën në familje
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu bashkë me shefen e grupit parlamentar...
-
KPK dhe Zyra e Prokurorit të Shtetit i përgjigjen sulmeve të Hekuran Muratit: Synimet për të minuar punën e Prokurorisë Speciale do të dështojnë
Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit i kanë re...
-
Rrạhu gruan dhe vajzën, arrestohet i dyshuari në Shtërpcë
Në Shtërpcë është arrestuar një person, pasi që në gjendje të dehur, dyshohet...
-
Kanosi dy gratë e familjes duke i kërkuar të dilnin nga shtëpia, dërgohet në mbajtje gjilanasi
Një burrë është arrestuar në Gjilan pasi dyshohet se ka kanosur dy femra koso...
-
Takimi i radhës në kuadër të dialogut, në dhjetor
Takimi i ardhshëm mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, në kuadër të ...
-
Osmani udhëton në Kolumbi për disa takime dhe inaugurimin e Ambasadës së Kosovës në Bogota
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për vizitë pune në Kolumbi. ...
-
Vidhet vetura nga një punëtori në Graçanicë
Një person ka raportuar se i është vjedhur vetura që e kishte në punëtori. ...
-
Dialogu, takimi i radhës mes kryenegociatorëve mbahet në dhjetor
Takimi i radhës Kosovë-Serbi mes kryenegociatorëve do të mbahet në muajin dhj...
-
Në janar hapet tenderi për tunelin Kosovë-Maqedoni e Veriut
Nga qeveria e Maqedonisë së Veriut kanë thënë se në janar 2025 do të hapet te...