Lajme

ATK-ja thotë se i ka tejkaluar projeksionet me inkasimin e të hyrave sivjet

Autori: Gazeta inFokus 16:08 | 05 October 2021

Administrata Tatimore e Kosovës ka thënë se i ka tejkaluar objektivat e parapara në inkasimin e të hyrave për periudhën janar-shtator 2021.

Sipas ATK-së, janë 44.8 milionë euro më shumë të hyra tatimore të inkasuara në këtë periudhë, në krahasim me planifikimet e parapara.

Statistikat kanë treguar se ATK-ja ka mbledhur në total 447 milionë euro tatime në këtë periudhë kohore, duke shënuar rritje prej 33 për qind (110 milionë euro) në krahasim me vitin e kaluar dhe 20.1 për qind (74.7 milionë euro) në krahasim me vitin 2019.

-Advertisement-

ATK-ja ka thënë se kjo arritje reflekton në zvogëlim të shmangieve tatimore, përfshirje të barabartë në sistemin tatimor të të gjithë tatimpaguesve dhe ulje të nëndeklaruesve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera