Lajme

ATK e Policia në aksion – 1. 3 milionë euro gjobiten pronarët e kazinove

Autori: Gazeta inFokus 16:37 | 05 February 2018

Administrata Tatimore e Policia e Kosovës, po del të kenë pasur kogja punë me subjektet e lojërave të fatit vitin e kaluar. Mbyllja e subjekteve që kanë ushtruar jashtëligjshëm këtë veprimtari, anulim licencash e lëshim i gjobave, janë disa nga masat që janë ndërmarrë nga këto institucione.

Vetëm në vitin 2017 janë mbyllur 214 subjekte që kanë ushtruar jashtëligjshëm veprimtarin e lojërave të fatit dhe  janë anuluar 179 licenca. Por, jo vetëm.

1.3 milionë euro është vlera e gjobave që janë lëshuar për këto subjekte.

-Advertisement-

“Vetëm gjatë vitit 2017 nga Divizioni i Lojërave të Fatit janë zhvilluar 1,540 aksione, si rezultat i të cilave janë mbyllur 214 subjekte të cilat kanë ushtruar jashtëligjshëm veprimtarin e lojërave të fatit, po ashtu janë anuluar 179 licenca dhe janë lëshuar gjoba në vlere 1.3 milion euro.”

Së paku kështu ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook, zëdhenësja e Aministratës Tatimore të Kosovës, Valetina Bytyqi-Sefa, shkruan Infokusi.

Këto aktivitete kanë vazhduar edhe në vitin 2018. Për dy muajt e parë të këtij viti ATK-ja ka mbyllur 32 bastore, ndërsa ka lëshuar gjoba në vlerë 1.3 milionë euro.

“Viti 2018 ka nisur me aktivitet të cilat po ashtu dalin nga plani strategjik, ku deri me tani-për këta dy muaj janë mbyllur 32 subjekte (bastore dhe aktivitete të ngjashme), si dhe janë lëshuar gjoba në vlerë 124 mijë euro”, ka shkruar Bytyqi.

Zëdhënësja e ATK-së ka thënë se të gjitha aktivitetet janë udhëhequr nga ATK-ja, dhe janë mbështetur nga Policia e Kosovës dhe Dogana.

“ATK, në mënyrë që të jetë edhe më e suksesshme në zbatim e ligjit, mbetet e hapur për bashkëpunim me qytetarët dhe institucionet tjera të zbatimit të ligjit. Për këtë qëllim ftojmë qytetarët që të gjitha informatat e korrupsionit në lidhje me ATK-në dhe evazionin fiskal, t’i paraqesin në linjën pa pagesë 0800-80-800”, ka shtuar Bytyqi./INFOKUSI/.

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera