Lajme

Atiq reagon pas sulmit në Komunën e Mitrovicës së Veriut: Akt terrorist, kryesit të vihen para drejtësisë

Autori: Gazeta inFokus 11:35 | 27 June 2023

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, ka thënë se sulmi i mbrëmshëm me granatë dore M75 në objektin e komunës është padyshim sulm i organizuar terrorist.

Ai u ka bërë thirrje organeve të rendit dhe të drejtësisë që ta trajtojnë me urgjencë rastin dhe kryesit e këtij sulmi të vihen sa më parë para drejtësisë.

“Këto akte kriminale e terroriste që tentojnë të ngjallin frikë nuk do të ia dalin. Institucionet do të funksionojnë pavarësisht sulmeve e kërcënimeve të tilla.  Në anën tjetër, unë i bëj thirrje organeve të rendit dhe të drejtësisë që ta trajtojnë me urgjencë rastin dhe kryesit e këtij sulmi të vihen sa më parë para drejtësisë”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Këtë sulm e ka dënuar edhe Ministria e Punëve të Brendshme.

Në një reagim në faqen, MPB-ja e ka quajtur këtë sulm terrorist.

Nga MPB thonë se këtë akte janë tentativa të njëpasnjëshme nga ana e Serbisë për të eskaluar situatën në veri të vendit. Kjo Ministri ka kërkuar që veprimet e tilla të përballen me reagim të ashpër nga të gjithë.

“Vazhdojnë sulmet terroriste ndaj institucioneve shtetërore.
Mbrëmë në orët e vona, ndërtesa e Komunës së Mitrovicës së Veriut është sulmuar me mjet shpërthyes, që sipas ekspertizës dyshohet të jetë granatë dore e llojit M75. Nga ky akt kriminal, janë dëmtuar dhe dy vetura zyrtare që gjendeshin pranë objektit. Policia e Kosovës ka marrë masat e menjëhershme në investigimin e rastit dhe identifikimin e autorëve.
Sulmet e vazhdueshme terroriste ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës, duhet të përballen me reagim të ashpër nga të gjithë. Këto janë tentativa të njëpasnjëshme nga ana e Serbisë për të eskaluar situatën në veri të vendit. Ne mbesim vigjilent dhe të angazhuar për rend dhe siguri për të gjithë qytetarët pa dallim”, thuhet në reagim.

Policia e Kosovës sot bëri të ditur se mbrëmë, në orët e vona, ndërtesa e Komunës së Mitrovicës së Veriut është sulmuar me mjet shpërthyes, që dyshohet të jetë granatë dore.

Fatmirësisht nuk pati të lënduar, siç ka bërë të ditur Policia, por janë dëmtuar dy vetura zyrtare që ndodheshin në afërsi të objektit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera