Lajme

Atentati mafioz në Greqi, identifikohen dy shqiptarët që u vranë

Autori: Gazeta inFokus 09:31 | 19 December 2022

Janë identifikuar 2 shqiptarët që u vranë gjatë një atentati mafioz ditën e djeshme në Greqi. Bëhet fjalë për Kreshnik Çerçizaj 41 –vjeç i cili mori një plumb në kokë dhe Armando Ogranja është 44-vjeçari që mori dy plumba një në gjoks dhe një në bark.

Sipas mediave greke një nga viktimat rezultoi bodyguard klubesh nate në zonë. Shqiptari funksiononte ne rolin e tij si “kumbar” për marrjen nën kontroll të sigurisë së klubeve të natës.

Siç shihet nga pamjet e kamerave të sigurisë së lokalit autori mban në kokë kapuçin e xhupit dhe në fytyrë një maskë anti-Covid dhe futet në lokal ndonëse ka qenë i mbushur me klientë.

-Advertisement-

Ai afrohet te tavolinat e jashtme të lokalit në lagjen “Nea Smyrni” dhe hap zjarr me pistoletë duke qëlluar në drejtim të objektivave të tij. Më pas u largua qetësisht. Krahas dy shqiptarëve që kanë ndërruar jetë, ka mbetur e plagosur edhe një grua që dyshohet se është pronarja e lokalit. Një nga pistat e hetimit është larja e hesapeve.

Shtatë të shtëna në katër sekonda, si ndodhi vrasja e dy shqiptarëve në Greqi para njerëzve në lokal?

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera