Lajme

“Atëherë ju ngojke LDK, tash u rebelu”, Konjufca e ngacmon Abelard Tahirin

Autori: Gazeta inFokus 12:47 | 28 October 2024

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, pas mbledhjes së kryesisë u pyet për mbarëvajtjen e punës në kuvend pas disa mospajtimeve pozitë e opozitë.

Ai tha se mazhoranca i ka 61 deputetë që i përkasin koalicionit qeverisë e sipas tij në këto kushte kuvendi mund të funksionojë.

Më pas, Konjufca e pa shefin e Grupit Parlamentar të PDK’së, Abelard Tahirin, të cilit iu drejtua duke i thënë “a t’iu tregoj çka të nguca gjatë mbledhjes së kryesisë”.

-Advertisement-

“PDK e ka përvojën që ka pasë funksionu një herë me 58 deputetë një herë me 57”, tha Konjufca.

Tahiri iu përgjigj duke thënë se kanë qenë efektiv.

“Po, po, efektiv se atëherë iu ngojke LDK, tash s’po ngon. Kjo është arsyeja pse. Se ata shumë konstruktiv edhe vazhdojshin vaj u votojshin ligjet edhe pse s’ishte mazhorancë ajo, por LDK u qart tash dicka, u rebelu, me kurrfarë kushti s’po voton kurrfarrë ligji. S’di qysh e keni bind Abelard, nashta mundesh me ia shpjegu këtu gazetarëve. Na s’kena mujt me bind LDK’në me qenë konstruktive sic ka qenë në vitin 2011-2014 kur edhe ma pak deputetë kishte por funksiononte kuvendi”, tha ai.

“LDK është rebelu pak ma shumë edhe është bë ma revolucionare, nuk kam shpjegime tjera”, tha ai në fund.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera