Rozë

Atdheu e ka gjuajtur me karrigë, ky është reagimi i Shqipes

Autori: Gazeta inFokus 19:53 | 11 March 2021

Në puntatën e djeshme të “Përputhen”, Antonela bëri një akuzë të rëndë ndaj Atdheut. Konkurrentja tha se ai i ka gjuajtur me karrige Shqipes.

“Momenti që ma ke shpifur ka qenë atë ditë që i ke gjuajtur Shqipes me karrige në emision. Ma ke kujtuar babin tim me ato skena. Ndyrësirë je! Ashtu i trajtoni femrat, preferoj të dal nga emisioni vetëm se me ju. Shpifsirë je! Duke i gjuajtur karrigen në fytyrë tjetrës. Shpresoj të ketë drejtësi për meshkuj si ju! Ishalla del ajo skena e atij që tregon fytyrën e vërtetë të Atdheut, që bën si i mirë aty dhe ndërkohë i gjuan karrige vajzave turinjsh. I shpifur!”, tha Antonela.

Pas kësaj deklarate ka reaguar dhe Shqipja. Aja ka bërë një postim në Instastory, duke shkruar se shumë shpejt do të dalin “këta 2 burracakët”.

-Advertisement-

“Çdo gjë ka kohën e vet…dhe mos më bëni më shumë pyetje, sepse nuk ju kam zhgënjyer asnjëherë. Shumë shpejt do dalin dhe këta 2 burracakët”, ka shkruar ish-konkurrentja.

Kujtojmë se pak ditë më parë, Shqipja i doli në mbrojtje Antonelës. “Koka jote duhet të qëndrojë lart dhe sytë e tu duhet të jenë të qeshur. Shpejt do ta tregoj unë pse-në me pafytyrësitë që sapo pashë”, shkroi ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Super Zbritje në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera