Shëndetësi

Ataku në zemër, “shpëtimtare” është ngritja e peshave

Autori: Gazeta inFokus 11:34 | 19 November 2018

Ngritja e peshave ju mbron nga ataku i papritur në zemër më shumë se vrapi apo çiklizmi. Ky është rezultati befasues që sugjeron një studim i ri mbi sëmundjet kardiovaskulare.

Të dyja llojet e stërvitjes përmirësojnë masat kryesore të shëndetit kardiovaskular, por peshëngritja është më efektivja mes tyre. Ushtrimet e ndërtimit të muskujve çojnë në ulje më të madhe të peshës trupore dhe presionit të gjakut dhe më pak incidenca të diabetit.

Por as kjo lloj forme e aktivitetit nuk përmirëson sasinë e yndyrave që bllokojnë arteriet e gjakut, siç është kolesteroli.

-Advertisement-

Ndërkohë studimi sugjeron që të moshuarit mund të përfitojnë më shumë nga transportimi i qeseve të mëdha tregtare në autobus, sesa të shkojnë për një shëtitje të shpejtë.

Hulumtuesit nga Universiteti i St George’s, në Grenada, analizuan të dhënat shëndetësore dhe shprehitë ushtrimore të 4,086 të rriturve.

Ata gjetën se 36% e pjesëmarrësve në studim nga 21 deri në 44 vjeç janë angazhuar në stërvitje “statike” dhe 28% në stërvitje “dinamike”, siç është vrapimi.

Shifrat për të rriturit e moshës 45 dhe më të vjetër ishin 25% dhe 21% respektivisht.

Angazhimi në të dyja llojet e aktivitetit uli faktorët e rrezikut kardiovaskular nga 30% në 70%, por lidhja ishte më e fortë në stërvitje statike dhe tek të rinjtë.

Ndër të rriturit më të vjetër, peshëngritja ulte presionin e gjakut, indeksin e masës trupore dhe diabetin, por jo kolesterolin. Aktivitete të tilla si vrapi ose çiklizmi ulën BMI-n e tyre – por jo aq shumë.

Ndër të rriturit e rinj, peshëngritja uli vetëm indeksin e masës trupore dhe vetëm diabetin. Ushtrimet dinamike ulën BMI-në por me një sasi më të vogël.

Në sajë të rezultateve, Organizata e Shëndetit publik në Angli sugjeron 30 minuta stërvitje me intensitet të moderuar pesë ditë në javë dhe ushtrime forcuese të muskujve dy herë në javë.

Ndërkohë udhëheqësja e studimit, Dr Maia Smith, tha: “Si trajnimi i forcës ashtu edhe aktiviteti aerobik duket të jenë të shëndetshëm për zemrën, madje edhe në sasi të vogla, në nivel të popullsisë”.

“Megjithatë, aktiviteti statik u duk më i dobishëm sesa dinamiku dhe pacientët që bënë të dyja llojet e aktivitetit fizik dukeshin më mirë se pacientët të cilët thjesht ngritën nivelin e një lloji të aktivitetit”, sqaroi Smith.

Një detaj interesant ishte se aktiviteti statik dhe dinamik ishin pothuajse aq të popullarizuar për njerëzit e moshuar.

“Unë besoj se kjo i jep mundësi klinicistëve të këshillojnë pacientët e tyre më të vjetër se ata duhet të futen në palestër dhe jo në maratonën vjetore”, tha Smith.

“Gjëja e rëndësishme është të sigurohemi që ata janë të angazhuar në aktivitet fizik”, theksoi doktoresha.

Gjetjet u paraqitën në Kolegjin Amerikan të Kardiologjisë në Konferencën Latino Amerikane në Lima, Peru.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera