Auto&Tech

Asus me laptopin më të hollë në botë

Autori: Gazeta inFokus 10:55 | 31 May 2017

Asus prezantoi modelin e saj të ZenBook Flip S, laptopin më të hollë në botë. Trashësia e tij është vetëm 10,9 milimetra, ku njëri nga konkurrentët e tij modeli HP Spectre x360 është 13,8 milimetra, ndërsa te modeli i Apple MacBook Air ky dimension është 17 milimetra. Laptopin më të ri të Asus e lëviz gjenerata e shtatë e procesorit Intel Core i7-7500.

Flip S përdor sistemin operativ Windows 10 dhe ka mbështetje të plotë përmes lapsit – Windows Ink. Kompjuteri ka sensor të sigurisë të gishtërinjve, ekran 4K me diagonale 13,3 inç dhe dy porte USB Type-C. ZenBook Flip S mund të hapet deri në këndin prej 270 shkallësh. Peshon 1,1 kilogram dhe është i pranishëm në ngjyrën e kaltër dhe të artë. Pajisja ka çmim prej 1.099 dollarësh. Përveç kësaj, Asus ka prezantuar edhe katër modele të laptopëve: ZenBook 3 Deluxe, ZenBook Pro, VivoBook S dhe VivoBook Pro.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera