Fun & Video

Astronauti filmon pamje të rralla, që tregojnë si duket drita polare nga hapësira (Video)

Autori: Gazeta inFokus 13:25 | 06 December 2017

 

Astronauti italian Paolo Nespoli ka publikuar një video të dritës polare – aurorës borealis, të filmuar nga stacioni ndërkombëtar hapësinor.

Janë shkrepur edhe disa imazhe të natës së 5 dhjetorit, të cilat më vonë janë montuar dhe shndërruar në një video të shkurtër, transmeton Telegrafi.

-Advertisement-

Nespoli punon në stacionin ndërkombëtar hapësinor si pjesë e misionit VITA, që është në përgjegjësi të agjencisë hapësinore italiane.

Astronauti italianë ka realizuar disa video si dhe lëvizjen e topit të zjarrtë që lëviz në drejtim të Tokës.

Aurora ose drita polare është shkëlqimi i qiellit gjatë natës. Në veri, ky fenomen quhet aurora borealis, kurse në jug quhet aurora australis.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera