Astrologia parashikon fituesin e BBV: Nga vendi i parë te i fundit
Autori: Gazeta inFokus 14:33 | 04 May 2023
E ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë astrologia e njohur Meri Gjini. Ajo ka zbuluar çdo detaj në lidhje me katër finalistët e këtij edicioni të Big Brother VIP bazuar në ditëlindjet e tyre.
Favorizohen pothuajse njësoj nga faktorë të jashtëm për nga mënyra se si e kanë shfrytëzuar radha është:
1.Luiz
2.Kristi
3.Efi
4.Dea
Luiz: Kemi një Luiz i cili i përket shenjës së Gaforres dhe që atë ditë ekzaktësisht ka një hyrje të jashtëzakonshme të dy planetëve më të rëndësishëm të jetës, ka Marsin në hyrje të drejtëpërdrejtë me Diellin pra Marsi në këto momente që flasim është tek Gaforrja, në datën 6 e ka në 20° siç e ka pasur në momentin e lindjes gjithashtu ka po atë ditë eklipsi është ballë për ballë Hënës së tij, ka një Hënë tek Demat që e bën shumë të ndjeshëm, shumë intuitiv me inteligjencë të madhe por shpesh dembel për gjërat që i rezistojnë kohës kështu që ka bërë një kapërcim të jashtëzakonshëm që natyra e tij të pranojë të jetë në një ambient të tillë sepse zakonisht duan të mendojnë që e kanë një dritare që të arratisen.
Kemi për Luizin nisjen e një periudhe të jashtëzakonshme përsa i përket të përditshmes dhe mënyrës se si funksionon drejtpërdrejtë dhe me ekonominë e tij sepse qëllimi për 2023 për to është që të marrë situatën në dorë ekonomike. E ka pasur në mendjen e vet por ndërkohë ndryshimi i statusit martesor është më interesantja. Ekzaktësisht në atë datë Hëna e tij dhe Urani është ndryshim i boshtit dhe i statusit emocional. Një koicedence, e kanë kokë për kokë. Mundësinë që atë ditë pavarësisht luhatjeve dhe emocionet do ti ketë në maksimum, atë ditë i ka të gjitha mundësitë që të shkëlqejë maksimalisht.
Pra i ka të gjitha mundësitë që ai të jetë fitues?
Po, i ka. Vendosja e Diellit me Marsin është nga pozicionet më të rëndësishme sepse është jëta dhe janë në një hyrje shumë pozitive me planetin e fatit pavarësisht se nuk është shquar për shumë fat deri nga mosha 33 vjeç. Nuk është shquar që fati e ka ndihmuar por ka ardhur momenti që të bëjë një kapërcim totalisht ndryshe.
Efi: Kemi Efin dhe kjo një gocë shumë emocionale që do ta shijojë shumë finalen. Venusi i saj është tek Demat, nuk di se si ka qenë ecuria e tyre me Luizin por një raport në qoftë se do të ishin njohur në kushtet jashtë mund të ishin bërë miq të ngushtë vërtetë. Me ngarkesa goxha të forta emocionale dhe me një bosht më të ngurtë se ç’është shpirti i saj pra ajo është pak më e ngurtë me mënyrën se si i shpreh gjërat por ndjeshmëritë i ka shumë herë më të mëdha. Megjithatë edhe goca e ka të gjithë mundësinë duke qenë që ka Marsin mbi Saturnin tek Peshqit dhe Saturni është tek Peshqit. I ka të gjitha mundësitë që të paktën me pjesën e zhvillimeve profesionale, ekonomike më shumë dhe për të futur në pjesë të përditshme humanizmin që e ka me shumicë duket sikur e ka momentin e vet, pra favorizohet për të shijuar.
Dea Mishel: Më të lehtë për të qenë pjesë e atij formati ka qenë Dea Mishel duke qenë që ka Mërkur dhe Venus tek Peshorja dhe e ka shumë të lehtë të ruaj diplomacinë, të ruaj ekuilibrat, të ruaj gjërat kështu që e ka pasur më natyrshëm edhe si kohë në fakt sepse ka gjetur momentin që i duhej më shumë se kurrë pavarësisht nëse e ka ditur apo jo.
Kristi: Harta e Kristit më ka bërë përshtypje, është një natyrë me temperament më të fortë dhe duket sikur të qëndruarit dhe të reaguarit me kaq shumë diplomaci në një ambient të vëzhguar sikur ka qenë mision i pamundur. Nëse do ta pyeste apriori nëse do ta luante atë rol nuk do ta besonte as ai. Ka bërë një menaxhim të jashtëzakonshëm të unit, gjë që do punë do sforco. Kristi pret nga vetja edhe surprizën, mund të kemi një formë surprize sepse e ka planetin e fatit në hyrje pozitive me atë që kemi sot.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...