Lajme

Astrit Gashi reagon ashpër pas postimit të Sveçlës: Jemi rrethuar me njerëz të çmendur

Autori: Gazeta inFokus 14:34 | 15 July 2023

Gazetari dhe analisti Astrit Gashi, ka reaguar pas postimit të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili shkroi për audio-incizimet e publikuara në të cilën deputetja Mimoza Kusari-Lila bisedon me Slavko Simiq të Listës Serbe për listat e veteranëve.

Në këtë postim, Xhelal Sveçla ka pretenduar se përgjimet e publikuara nga Gazeta Nacionale kanë dalë nga dora e Vuçiqit, sipas tij, si pjesë e një “lufte hibride” ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Sipas, Gashit këtë luftë hibride të cilën e përmendi Svecla, sot e mori nën udhëheqje vetë ministri i Punëve të Brendshme.

-Advertisement-

“Lufta Hibride e Serbise sot eshte futja e shqiptareve ne konflikt e ballafaqim me njeri- tjetrin. Ministri i Brendshem sot nxiti nje dyluftim te tille. Pushteti qe e ka fuqine e forcen, pushteti normal, nuk perdore gjuhe me te rende e me kercenuese sesa individet e as grupet e interesit qe nuk jane te veshur me pushtet e as me fuqi. Pushteti i mencur nuk nxit konflikte, por i pamundeson dhe zgjidh ato”, ka shkruar gazetari Gashi.

Lidhur me postimin e ministrit pari reagime të shumta nga gazetarët dhe deputetët e opozitës.

Gjithashtu, për gjuhën e përdorur ndaj gazetarëve Berat Buzhala e Vehbi Kajtazi reagoi edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, duke e cilësuar këtë si gjuhë të rrezikshme./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Risi në foleja.com! Prej 49.99€ bleni dyshekët Nouve Blanc dhe përfitoni transportin falas me DHL
-Advertisement-

Të tjera