Sport

Aston Martin, drejt Formulës 1 në vitin 2021

Autori: Gazeta inFokus 09:27 | 29 November 2017

Aston Martin do të futet në botën e Formulës 1 nëse rregullat do të ndryshojnë, në mënyrë që impenjimi në këtë kampionat të jetë i përballueshëm.

Marka e njohur e prodhimit të makinave ka lënë të kuptohet se, brenda 3 vitesh mund të aplikojë për të qenë pjesë e spektaklit që mban tifozët të mbërthyer për më shumë se 9 muaj.

Drejtuesit e Formulës 1 kanë lënë vend për reduktimin e kostove dhe ndryshimin e rregullores, për të tërhequr investitorë dhe për të shtuar numrin e garuesve, por prodhuesit aktualë të motorëve po lobojnë kundër kësaj.

-Advertisement-

Shefi ekzekutiv i Aston Martin, Andy Palmer kërkon të përdorë botën e Formulës 1 për të zgjeruar markën unike me modele të reja.

Kompania e njohur ka pasur këtë sezon një akord sponsorizimi me Red Bullin, e sezonin tjetër do të jetë sponsor kryesor.

“Çështja është që ta bëjmë këtë sport argëtues dhe të vendosim pilotët në qendër të diskutimeve. Jo më diskutime për turbo apo teknologji. Në Formulën 1 duhet të mos jetë faktor kryesor motori, por pilotët dhe ne do të futemi në garë, nëse do të jetë i njëjti argëtim si 40 vite më parë”, tha shefi i Aston Martin, Andy Palmer.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera