Rozë

Aspak të çuditshme, Loredana na tregon sendet më të rëndësishme për të jetuar!

Autori: Gazeta inFokus 08:16 | 13 December 2022

Loredana është ndër reperet më në zë dhe të suksesshme të momentit. Këngët e saj padyshim që brenda pak orësh numërojnë miliona klikime dhe rezultojnë shumë të pëlqyera. Reperja shpesh ndan momente nga jeta e saj personale duke nisur që nga postimet me vajzën dhe nga përditshmëria e saj.

Vetëm pak më parë Loredana ka postuar disa foto të saj, pasi ka përfunduar make-upin e saj, por ajo çfarë ka marrë më shumë vëmendjen përveç bukurisë së reperes kanë qenë disa sende që bukuroshja i ka vendosur në gjoksin e saj. Një pecetë menstruale, cigare, cakmak dhe para duket se janë gjërat kryesore që i duhen Loredanës për të jetuar.

Loredana shpesh poston foto nga përditshmëria e saj, ashtu siç kanë qenë edhe postimet e fundit. Ama kurrë më parë reperja nuk na ka treguar pamje të qarta të shtëpisë së saj e duket se së fundmi ka vendosur të tregojë më shumë, duke postuar disa foto për të na zbuluar kështu edhe pemën e Krishtlindjes, ku gjithashtu në to shfaqet edhe vajza e saj, Hana. Ama një detaj i vogël nuk u ka shpëtuar ndjekësve, ku në foto të vihen re disa korniza në mur, ku duket Loredana dhe ish-partneri i saj dhe njëkohësisht babai i vajzës së saj. Ato duken të jenë foto të albumeve dhe bashkëpunimeve të tyre muzikore, ama edhe pse kanë kohë që tashmë janë ndarë reperja ende i mban këto fotografi në shtëpinë e saj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera