Lajme

Asociacioni, temë e radhës në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit

Autori: Gazeta inFokus 07:08 | 10 March 2018

Zyrtarët e Bashkimit Evropian u kanë kërkuar institucioneve të Kosovës që pa vonesa ta themelojnë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Maja Kocijançiq, zëdhënëse e Përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherinit ka thënë se dialogu në nivelin teknik, ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, do të vazhdojë pas 10 ditësh.

“Marrëveshjet e arritura në dialog duhet të zbatohen. Puna në këtë drejtim po vazhdon. Presim rol konstruktiv nga të dyja palët”, ka thënë Kocijançiq.

-Advertisement-

“Nga fillimi kemi qenë të qartë ndaj dyja palëve që marrëveshja për Asociacionin e komunave me shumicë serbe duhet të zbatohet pa asnjë vonesë”, ka deklaruar ajo.

Njëherësh, Kocijançiq ka rikujtuar edhe marrëveshjet tjera që nuk janë implementuar, duke veçuar atë për energjinë.

Ajo ka konfirmuar edhe mbajtjen e raundit të ri të bisedimeve në Bruksel, nga 19 deri më 21 mars.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera