Asociacioni, Meta: Rama nuk mund të luajë rolin e patronazhistit mbi Kosovën
Autori: Gazeta inFokus 16:53 | 08 June 2023
Ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili bëri me dije se i ka dorëzuar dje presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz, një draft të ri për asociacionin.
Përmes një postimi në Facebook Meta është shprehur kundër këtij propozimi, teksa shton se Kosova vendos vetë dhe Rama nuk mund të sillet si patronazhist mbi Prishtinën.
Ish-presidenti thotë se situata e krijuar mes Serbisë dhe Kosovës, mund të ndihmohet nga Shqipëria vetëm përmes komunikimit të drejtpërdrejtë e konstruktiv me institucionet e Kosovës dhe kryeministrin Albin Kurti.
“Situata e krijuar në mes të Serbisë dhe Kosovës mund të ndihmohet nga Shqipëria vetëm përmes komunikimit të drejtpërdrejtë e konstruktiv me institucionet e Kosovës dhe Kryeministrin Kurti. Nuk ka nevojë për ndërhyrje të njëanshme dhe jotransparente, të cilat acarojnë apo përkeqësojnë situatën, e cila paraqitet delikate.
Qeveria shqiptare në asnjë rast nuk duhet të flasë apo të propozojë politika që duhen zbatuar brenda në Kosovë, pa u konsultuar paraprakisht me Kryeministrin dhe institucionet legjitime në Kosovë. Asociacioni i Komunave është një marrëveshje tashmë e pranuar nga qeveria aktuale e Kosovës, dhe ajo garantohet në Marrëveshjen e Brukselit dhe në Aneksin e Marrëveshjes së Ohrit, të realizuara me mbështetjen dhe negocimin e Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Zgjidhja se si do të arrihet Asociacioni, gjendet pra tek respektimi i Marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit. Kurti ka treguar vazhdimisht përgjegjësi dhe vullnet të palëkundur për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit. Ndërsa tek Z. Vuçiç nuk e kemi parë në asnjë rast një gjë të tillë, përkundrazi një sërë veprimesh të tij kanë demonstruar të kundërtën. Rama, nëse do të donte të luante një rol mund ta bënte këtë, jo duke luajtur rolin e patronazhistit mbi Kosovën, por vetëm duke i kërkuar Beogradit nënshkrimin e marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit dhe zbatimin e tyre, njohjen e Kosovës nga Serbia dhe heqjen dorë nga strategjia e tensionimit të vazhdueshëm të situatës“, shprehet Meta.
Të tjera
-
Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës, 462 kadetë
Ka diplomuar sot gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës, 462 policë të rinj ...
-
Albana Haxhimustafa-Murseli: Edukimi dhe arsimimi i fëmijëve është themeli i një shoqërie të fortë dhe të zhvilluar
Albana Haxhimustafa Murseli, kandidatja me numër 45 nga radhët e Partisë Demo...
-
Bllokadë në Novi Sad, grevë në Beograd, Serbia po vlon sot nga pakënaqësia qyetare
Sot në kryeqytetin e Serbisë po mbahet një grevë e përgjithshme si një formë ...
-
Dervishaj: Edhe Likoci mundet 77 herë ma mirë
Shahin Dervishaj kandidati me numër 77 nga Partia Demokratike e Kosovës ka nd...
-
Premtimi i madh i Bedri Hamzës: Kosovën dhe Shqiprinë do t’i lidhim edhe me Hekurudhën e Kombit
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka treguar projektet e tij ...
-
KQZ: Nesër përfundon afati për vëzhguesit e OJQ-ve, organizatave ndërkombëtare e përfaqësuesve të vendeve të huaja
Më 25 janar, do të përfundojë afati për organizatat jo-qeveritare...
-
Musliu falënderon qytetarët për mbështetjen e madhe në tubimet politike
Ganimete Musliu, kandidatja me numër 12 nga Partia Demokratike e Kosovës, ka ...
-
Haradinaj pritet në Legjionin amerikan
Kandidati i AAK-së për kryeministër Ramush Haradinaj ka vazhduar vizitën në S...
-
OKB: Rreth një milion fëmijë në Gaza kanë nevojë për mbështetje të shëndetit mendor
Të paktën një milion fëmijë në Gaza kanë nevojë urgjente për mbështetje për s...
-
Gruaja nga Podujeva raporton se u kërcënụa nga burri, ai është i burgosur në Dubravë
Një rast mjaftë i çuditshëm ka ndodhur së fundi në Podujevë. Ankuesja ...
-
Sụlmohet mjeku në QKUK, merr trajtim mjekësor ndërsa arrestohet i dyshuari
Një mjek në Qendren Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) është sulmuar të e...
-
Jeta Rafuna në tubimin e mbrëmshëm: Në atë shkollë ku mora dijet e para, jehoi kushtrimi i fitores tonë të madhe
Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Jeta Rafuna, ka tre...