Asociacioni i Komunave për ligjin e pagave të miratuar nga qeveria: Degradues

Autori: Gazeta inFokus
11:05 | 05 December 2022
Asociacioni i Komunave të Kosovës ka reaguar për ligjin e pagave, e ku Gazeta Blic ka shkruar javën e kaluar për secilin sektor se sa do të jetë paga në rast se ligji i ri i pagave hyn në fuqi.
AKK përmes një njoftimi ka thënë se ky ligj është degradues, sepse sipas tyre barasvlerëson një kryetar të komunës me një zëvendës ministër
“Përjashtim Kryetarin e Kryeqytetit, paga e Kryetarëve të Komunave të Kosovës është nënçmuese edhe për mënyrën e zgjedhjes edhe për përgjegjësitë që ka Kryetari i Komunës”, thuhet ndër të tjera.
Reagimi i plotë:
DRAFT-LIGJI PËR PAGAT NË SEKTORIN PUBLIK, DEGRADUES PËR KRYETARIN E KOMUNËS TË CILIN E BARASVLERËSON ME NJË ZËVENDËSMINISTËR
Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës vlerëson se Draft Ligji për Pagat në sektorin publik edhe njëherë atakon lidershipin në nivelin lokal, me theks, Kryetarët e Komunave sepse në një formë del kundër përgjegjësive që ka një Kryetar Komune në raport me një pozitë qeveritare me pagë të ngjashme, (psh.një Zëvendësministër). Në asnjë mënyrë postulati i reklamuar nga Qeveria që për punë të njëjtë të jetë paga e njejtë nuk vlen në këtë rast dhe jo vetëm.
Përjashtim Kryetarin e Kryeqytetit, paga e Kryetarëve të Komunave të Kosovës është nënçmuese edhe për mënyrën e zgjedhjes edhe për përgjegjësitë që ka Kryetari i Komunës.
Kryetari i Komunës sipas Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, përgjegjësitë i ka tejet të mëdha, përveç që zgjidhet drejtpërdrejt nga qytetarët, kryetari i komunës ndër të tjera përfaqëson komunën dhe ka përgjegjësi direkte ndaj qytetarëve të saj; udhëheq ekzekutivin e komunës dhe administratën e saj dhe mbikëqyr administrimin financiar të komunës; ushtron të gjitha kompetencat, të cilat nuk i jepen në mënyrë eksplicite kuvendit të komunës apo komiteteve të tij.
Ndërsa, në anën tjetër, një Zëvendësministër ndihmon ministrin dhe është pjesë e hierarkisë administrative, zëvendëson ministrin në rastet e mungesës së tij të përkohshme apo për përgjegjësitë e deleguara shprehimisht nga ministri.
Poashtu, me këtë projekt-ligj shihe qartë që emërimi politik i një Zëvendësministri bëhet më i rëndësishëm dhe më i çmuar se një Kryetar Komune i zgjedhur me zgjedhje të drejtpërdrejta nga qytetarët.
Pra, si të tilla, këto përgjegjësi nuk reflektojnë nivelin e pozicionimit të një Kryetari Komune në Draft-ligjin e pagave.
AKK-ja do të angazhohet më gjithë kapacitetin e vet që këto ndryshime të reflektohen në projekt ligjin për paga në sektorin publik në takimet me komisionet parlamentare.

Të tjera
-
Arrestohen dy persona për trafikim dhe kultivim të narko*tikëve në Prishtinë
Dy persona janë arrestuar për shkak se të njëjtit kanë qenë të përfshirë në t...
-
Policia deklarohet për aksidentin në Kopiliq të Skenderajt
Një aksident mes dy veturave në fshatin Kopiliq të Skenderajt la të lëndu...
-
Ushtarët polakë të KFOR-it patrullojnë në veri
Ushtarët polakë të KFOR-it kanë patrulluar në veri të Kosovës. Në njof...
-
Policia respekton vendimin e gjykatës, ndalohet serbi me flamur në Gazimistan
Policia e Kosovës në kuadër të detyrës për ofrimin e sigurisë, po konmtrollon...
-
Edhe Slavko Simiq pjesë në ceremoninë e Vidovdanit
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Lista Srpska, Slavko Simiq, ka marrë pjesë...
-
Ymeri reagon ashpër për transportin e energjisë ku fitues në vlerë mbi 500 mijë euro ishte kompania EFT: Ndoshta kjo ishte “dhurata” e Kurtit për Vidovdan
Inxhinierja, Janina Ymeri, ka thënë se një nga përfituesit kryesorë këtë javë...
-
AKB alarmon: Bizneset po ikin jashtë Kosovës, vetëm për në Shqipëri u larguan 600 prej tyre
Aleanca Kosovare e Bizneseve, është shprehur e shqetësuar lidhur me situatën ...
-
Kolona të gjata në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, shkak shënimi i Vidovdanit
Serbët janë mbledhur në Gazimestan, në periferi të Prishtinës për të fes...
-
Aksident në Kopiliq të Skenderajt, raportohet për nëntë persona të lënduar – ndër ta edhe një fëmijë
Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur në Kopiliq të Poshtëm të Sken...
-
PDK flet para takimit me Kurtin – ja çfarë do të diskutohet
Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti sot nga ora 16:00 do të presë në takim ...
-
Policia “blindon” Graçanicën për shkak të Vidovdanit – s’lejohet kalimi i veturave nëpër qendër – e pranishme edhe Njësia Speciale
Që nga mëngjesi, në oborrin e manastirit të Graçanicës janë mbledhur dhjetëra...
-
Votimi “tinëzar”, Gruda citon Gjykatën: Kryesuesi i seancës s’ka autorizim me ndërru rendin e ditës
Deputeti i betuar i PDK-së, Përparim Gruda në një konferencë të thirrur për m...