Asociacioni i Komunave paralajmëron dërgimin në Kushtetuese të Ligjit mbi Tatimin në Pronë
Autori: Gazeta inFokus 13:12 | 23 August 2023
Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) ka deklaruar se ata nuk janë konsultuar fare nga Ministria e Financave, Transfereve dhe e Punës për vendimin që të ndryshohet Ligji mbi Tatimin në Pronën e Paluajtshme.
AKK ka paralajmëruar dërgimin e këtij Ligji në Gjykatën Kushtetuese.
Sipas këtij asociacioni, komunat me miratimin e këtij ligji do humbasin me dhjetëra miliona euro dhe miratimi i këtij ligji pa konsulta paraprake me komunat e ka cenuar autonominë lokale financiare.
“Duke u bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, ku thuhet që palët e autorizuara për ngritjen e rasteve në Gjykatë janë edhe Komunat, atëherë Bordi i AKK-së duke marë parasysh që komuna si Institucion shtetëror është e autorizuar që të kontestojë kushtetutshmërinë e ligjeve dhe akteve ligjore, i rekomandon komunat që ta dërgojnë këtë Ligj në Gjykatën Kushtetuese për interpretimin e tij Kushtetues”.
“Duhet theksuar që me këtë Ligj janë cenuar rëndë përgjegjësitë komunale dhe se ky ligj ka ndikim të drejtpërdrejtë në zvogëlimin e të hyrave të komunës, afektim në projektet kapitale dhe debalancim mes projeksioneve investuese dhe të hyrave vetanake, si të hyrat kryesore të pushtetit lokal”, thuhet në një njoftim të AKK-së.
Të tjera
-
KQZ-ja me njoftim për regjistrim online të votuesve me nevoja të veçanta
Komisioni Qendror i Zgjedhje ka njoftuar se është duke u zhvilluar periudha p...
-
Haradinaj fton të gjithë në Gjakovë: Bashkë për një Kosovë fituese
Koalicioni AAK – Nisma – Konservatorët – Forumi Intelektual E30 – Ideal, ...
-
Kandidatja e LDK-së për deputete, Lendita Bekteshi viziton degën e partisë në Drenas
Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lendita Bekteshi, bashkë me kand...
-
PDK thirrje qytetarëve: Bashkë, të shkruajmë kapitullin e ri të Kosovës
Zëdhënësi i fushatës së PDK-së, Blerand Stavileci në një konferencë për media...
-
Deklarohen të pafajshëm të akuzuarit për grabitjen e afër 1 milion eurove dhe mbi 46 mijë dollarë
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, këtë të hënë të akuzuarit Dardan Gashi, M...
-
21 foshnja të lindura në një javë në Spitalin e Pejës
Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka bërë të ditur se viti 2025 ka nisur me rezu...
-
Eksperti ligjor: S’kam qenë i përfshirë në analizimin e ADN-së, përfundimet janë nga një organizatë tjetër
Dëshmitari William Goodwin gjatë dëshmisë së tij në Hagë pohoi se nuk ka qenë...
-
Bideni dhe Netanyahu diskutojnë bisedimet e armëpushimit në Gaza
Presidenti amerikan Joe Biden dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka...
-
Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ-ja me njoftim për regjistrimin e votuesve me nevoja të veçanta
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është duke u zhvilluar periudha...
-
Memli Krasniqi: Me 9 shkurt: Guxoni. Besoni. Votoni PDK 131
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (131), Memli Krasniqi, ka adresuar ...
-
Avokatja e Veselit kërkon që disa emra në raportin e ekspertit të jenë publik, trupi gjykues s’e aprovoi
Avokatja e Kadri Veselit, Colleen Rohan kërkoi sërish sqarim për pjesën e kon...
-
Njoftim për regjistrimin online të votuesve me nevoja të veçanta për votim përmes ekipeve mobile
Komisioni Qendror i Zgjedhje ka njoftuar se është duke u zhvilluar periudha p...