Lajme

Asociacioni i komunave dorëzon padinë kundër MASHT-it dhe MSh-së

Autori: Gazeta inFokus 10:52 | 23 August 2022

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka dorëzuar padi kundër Ministrisë së Arsimit dhe atë të Shëndetësisë.

Drejtori ekzekutiv i këtij asociacioni, Sazan Ibrahimi tha se vlera e dëmit të vlerësimeve të Asociacionit të Komunave të Kosovës tejkalon shumë e 35 milionë eurove.

“Ashtu siç kemi paralajmëruar sot Komunat e  Republikës së Kosovës do të deponojnë padinë sa i përketë çështjes së kontratave kolektive ndaj MASHT-it dhe MSh-së, ku vlera e dëmit të vlerësimeve të Asociacionit të Komunave të Kosovës tejkalon shumë e 35 milionë eurove”, tha ai.

-Advertisement-

Ibrahimi u shpreh se synimi kryesor i komunave është që këto mjete financiare të shkojnë në të mirën e qytetarëve, përcjell Klankosova.tv.

“Synimi kryesor i komunave është që këto mjete financiare të kthehen në buxhetet komunale në mënyrë që këto mjete të gjejnë zbatim në shumë projekte kapitale të cilat shkojnë në të mirën e qytetarëve. Do të thotë sot komunat do të dorëzojnë padinë ndaj këtyre dy ministrive”, u shpreh ai.

Tutje, ai u shpreh se në bazë të informatave që ata kanë deri në këto momente, janë mbi 26 komuna të cilat sot do të dorëzojnë padi, sepse siç u shpreh ai ka mundësi që komunat edhe më vonë të dorëzojnë padi në bazë të vlerësimeve që i bëjnë ato.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera