Lajme

Asociacioni i Gazetarëve e dënon sulmin ndaj ekipit të T7

Autori: Gazeta inFokus 21:29 | 08 February 2023

Ekipi i televizionit T7 është kërcënuar sot me armë zjarri në Leposaviq nga persona të armatosur derisa kishin shkuar për të raportuar për një rast kontrabande në këtë pjesë të vendit.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës tha se e ka pranuar me shqetësim raportimin për këtë incident.

AGK-ja tha se e dënon ashpër sulmin dhe alarmon për pasigurinë me të cilën ballafaqohen ekipet e gazetarëve që shkojnë nga Prishtina për të raportuar në veri.

-Advertisement-

AGK-ja fton organet vendore dhe ndërkombëtare të sigurisë që të shtojnë përpjekjet e tyre për të ofruar sigurinë e nevojshme që gazetarët ta kryejnë të pa rrezikuar punën e tyre.

“Gazetari Unitet Berisha edhe kameramani Përparim Gashi kanë shkuar sot në Leposaviq për të raportuar për një kontrabandë të cilën e ndaloi Policia e Kosovës në fshatin Jashanicë, mirëpo gjatë rrugës për në këtë fshat një veturë me 3 persona të armatosur brenda, është vënë në ndjekje të ekipit të televizionit. Gjatë gjithë kësaj kohe nga vetura me targat GM-074-NO, personat brenda ia kanë drejtuar armën ekipit të T7 duke kërkuar nga ekipi që të ndalin veturën. Ndjeka e tyre ka përfunduar vetëm në momentin kur i janë afruar pikës në të cilën qëndron Njësia Speciale e Kosovës. Ekipi i T7 ka dhënë dëshmi në stacionin policor në Zveçan”, ka raportuar televizioni.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera