Asnjë i vdekur këtë vit nga ethet hemorragjike
Autori: Gazeta inFokus 15:43 | 17 August 2017
Gjatë këtij viti asnjë person nuk ka vdekur si pasojë e etheve hemorragjike, krime kongo. Ndryshe, kanë qenë mbi 1 mijë qytetarë në gjithë Kosovën, që kanë kërkuar ndihmë mjekësore nga pickimi i rriqrave.
Infektologu Sali Ahmeti, i tha Radios Evropa e Lirë se sivjet me gjithë rastet e evidentuara si të dyshuara, nuk ka pasur sëmundje të etheve hemorragjike, krime kongo.
“Ka pasur pickime nga zonat endemike, por pas hospitalizimeve të disa rasteve të dyshimta, asnjë rast nuk ka rezultuar me sëmundje të etheve hemorragjike, krime kongo”, ka thënë Ahmeti.
Ajo që i ka shqetësuar këtë vit infektologët, kanë qenë ethet e minjve, ku tashmë një person ka vdekur në Kosovë.
“Kanë qenë pesë raste me ethe të minjve, prej të cilëve një rast ka vdekur dhe të tjerët janë shëruar”, ka thënë Ahmeti.
Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, nëpërmjet Ministrisë së Shëndetësisë, bashkë me grupin ndërministror, ku hyn edhe Ministria e Bujqësisë, Agjencia e Veterinës dhe Ushqimit, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Mjedisit, ka disa vite që po zbatojnë planin operacional për parandalimin e sëmundjes së etheve hemorragjike.
Nga ethet hemorragjike, vetëm gjatë vitit 2013, kanë vdekur 11 persona, ndërkohë që shifrat tregojnë se të pickuar nga rriqrat ishin 5,200 persona.
Zonat e identifikuara endemike me rriqra janë Malisheva, Rahoveci, Suhareka dhe Klina.
Vetëm në Komunën e Malishevës, gjatë këtij viti, nga rriqrat janë pickuar mbi 800 qytetarë. Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë, Nuhi Morina bën të ditur se prej këtij numri, nëntë pacientë janë transferuar në spitalin e Prishtinës, në Klinikën Infektive.
“Kanë qenë mbi 800 raste të pickuara, por asnjë rast nuk ka qenë i diagnostikuar me ethe hemorragjike. Krahasuar me vitet e kaluara, situata ka qenë shumë e mirë dhe ka ndikuar repelimi i kafshëve, ligjëratat nëpër shkolla se si të mbrohen nga rriqrat, e shumë fushata që janë bërë për parandalim të etheve hemorragjike”, tha Morina.
Sidoqoftë, edhe kafshimi i gjarpërinjve ka qenë problem gjatë këtij viti. Kafshimi nga gjarpri mund të kalojë në sëmundje, që njihet si mjaft serioze, kanë thënë profesionistë shëndetësorë.
Infektologu Sali Ahmeti tha se gjatë këtij viti ndihmë mjekësore në Klinikën Infektive kanë kërkuar disa qytetarë, kryesisht gjatë muajve maj dhe qershor, e më pas është stabilizuar situata dhe pacientët nuk kanë qenë në rrezik për jetë.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...