Lajme

Asnjë mjek nuk subspecializon pa “izën” e ministrit

Autori: Gazeta inFokus 20:39 | 11 August 2022

Vetëm për gjashtë mujorin e parë të këtij viti, Klinika e Kirurgjisë Vaskulare ka referuar raste për trajtim jashtë vendit në vlerë mbi 400 mijë euro.

Referime këto urgjente si qarja e aortës dhe patologji të tjera endovaskulare, ngase ky shërbim nuk realizohet në mungesë të kushteve dhe përgatitjes së kirurgëve, njofton Klan Kosova.

Mirëpo, nëse një nismë e ministrit Rifat Latifit për dërgimin e mjekëve në subspecializim realizohet, kjo klinikë nuk do të referojë më askënd.

-Advertisement-

Drejtuesi i Kirurgjisë Vaskulare, Hajriz Rudari, e mirëpret iniciativën e ministrit Latifi dhe tregon se vetëm dy mjekë nga klinika të cilën e menaxhon kanë treguar gatishmëri dhe emrat e tyre i ka përcjellë tek ministri, teksa thekson se pjesa dërrmuese e tyre kanë hezituar për shkak se janë mbajtës të familjes dhe punojnë në sektorin publik dhe privat.

Ndonëse ende nuk dihet se si do të mbështeten financiarisht nga shteti mjekët që do të shkollohen shtesë në 14 lëmi.

Veçse, para shkuarjes këta profesionistë edhe do të intervistohen nga ministri dhe do të nënshkruajnë marrëveshje për kohën që duhet t’i shërbejnë sektorit publik.

Këtë metodë e mirëpret kirurgu Hajrizi, për shkak se mjekët të cilët do të avancohen edhe duhet të kontribuojnë për institucionin.

Jozyrtarisht Klan Kosova ka mësuar se një numër i klinikave ende nuk i kanë propozuar emrat e mjekëve të cilët disa nga ta kanë shkollim 1-2 vjet, për shkak se nuk kanë informacion se si do të financohen.

Nga Kabineti i Ministrit të Shëndetësisë nuk kanë kthyer përgjigje lidhur me këtë dhe detajet tjera sa i përket subspecializimeve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera