Asnjë i infektuar me ethe hemorragjike në Malishevë
Autori: Gazeta inFokus 13:12 | 10 July 2017
Deri më tani nuk është regjistruar asnjë rast i infektimit me ethe hemorragjike (EHKK), ndërsa edhe numri i rasteve te pickimeve nga rriqrat është në rënie, në raport me vitet e kaluara. Kështu është bërë e ditur në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve, e cila është udhëhequr nga kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj.
Drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Hajdin Berisha, duke raportuar në mbledhjen e sotme, tha se “pothuajse kanë përfunduar së realizuari të gjitha masat mbrojtëse në raport me luftimin dhe parandalimin e EHKK dhe aktualisht është duke u realizuar vetëm edhe faza e katërt e repelimit të kafshëve”. Më pas drejtori Berisha, konfirmoi se nuk ka asnjë rast të regjistrua me ethe hemorragjike, ndërsa edhe numri i rasteve të thumbimeve nga rriqrat, është në rënie.
Gjatë raportimeve të tyre, përgjegjësit e drejtorive komunale, bënë të ditur se janë duke vazhduar me realizimin e planifikimeve të tyre, si dhe janë duke u realizuara të gjitha projektet e kontraktuara dhe sipas planifikimeve.
Në këtë mbledhje, drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Sejdi Paçarizi, ka bërë të ditur se janë përgatitur për mbajtjen e ushtrimit fushor “Mirusha 2017”, që do të mbahet më 11 dhe 12 korrik (të martën dhe të mërkurën e kësaj jave). Drejtori Paçarizi, gjithashtu ka bërë të ditur se gjatë natës së mbrëmshme, për shkak të erërave të fuqishme, janë shkaktuar disa dëme në kulme të shtëpive dhe dëme tjera, kryesisht ne fshatin Carrallukë dhe për këtë qëllim ekipet vlerësuese kanë dalë në terren për verifikimin e dëmeve
Të tjera
-
Haradinaj: Kosova ka nevojë për mendësi të re qeverisëse, të bashkohemi për Kosovën fituese
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kritikoi ashp...
-
Supremja lanson udhëzuesin për matjen e dënimit
Gjykata Supreme ka lansuar udhëzuesin për matjen e dënimit, ku kryetari Fejzu...
-
Konfiskohet Lamborghini në Prizren, po e ngiste një 11-vjeçar
Gjatë ditës së enjte, gjatë patrullimit policor në fshatin Zhur është hasur n...
-
BE-Qeverisë: Për zbatimin e marrëveshjes për normalizim duhen hapa konkretë, jo veç deklarata
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Festohet njëvjetori i Zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar
Zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar sot feston një vjetorin e ha...
-
Ushtarët e Kosovës dhe të Shqipërisë ushtrojnë bashkë, synim i FSK-së integrimi në NATO
Në kuadër bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës...
-
Konjufca bisedon me delegacionin e Azisë Jugore për njohjen e Kosovës nga vendet mosnjohëse
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim delegacionin n...
-
Stano mirëpret deklaratat e qeverisë për zbatim të marrëveshjes, por kërkon veprim
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Sërish dështon votimi i buxhetit në Prishtinë
Për të tretën herë ka dështuar votimi i buxhetit të Komunës së Prishtinës në ...
-
ASK: Deficit tregtar prej 10,4% në muajin tetor 2024, krahasuar me 2023-tën
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat ...
-
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
Huti kësaj radhe vjen në ARTMOTION n’pikë të ditës, me super ofertë në Pakon ...
-
Ademi e Foda optimistë pas shortit të ‘play-off’-it për promovim në Ligën B
Në selinë e UEFA-s në Nyon është hedhur sot shorti për play-off të Ligës së K...