Lajme

Asnjë i vdekur në Kosovë nga COVID-19 gjatë 24-orëve te fundit

Autori: Gazeta inFokus 15:05 | 22 September 2020

Brenda 24-orëve, në Kosovë nuk është shënuar asnjë rast i vdekur nga koronavirusi.

Këtë e ka bërë të ditur, Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, shkruan Gazeta Infokus.

Ai përmes një statusi në Facebook ka falënderuar punonjësit shëndetësorë.
“Falënderoj punonjësit e palodhshëm të Institutit, për përkushtimin e madh nga 13 marsi kur u shfaq rasti i parë me Covid-19 si dhe për kujdesin dhe shërbimet e ofruara për qytetarët dhe për luftimin e pandemisë”, ka thënë ai./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera